FEDERATA RUSE | PRESIDENTËT VLADIMIR PUTIN DHE SHI XHINPING (XI JINPING) DO TË ZHVILLOJNË BISEDIME MË 18 NËNTOR PARA TAKIMIT TREPALËSH.

Moskë, Federata Ruse | “Presidentët Vladimir Putin dhe Shi Xhinping (Xi Jinping) do të zhvillojnë bisedime më 18 nëntor”.
Kështu tha këshilltari presidencial rus Juri (Yuri) Ushakov.
“Takimi do të zhvillohet gjatë një mëngjesi pune dhe do të përqendrohet në çështjet e politikës së jashtme, përfshirë situatën në Ukrainë.
Pritet të jetë një format shumë i kufizuar.
Palët do të diskutojnë bashkëpunimin strategjik në rajonin e Azi-Paqësorit, sigurisht, Ukrainën, Gadishullin Korean e kështu me radhë”, - tha këshilltari Ushakov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Interfax”.
“Presidenti ynë me siguri do ta informojë presidentin kinez për kontaktet e tij të fundit me homologun e tij amerikan, duke marrë parasysh edhe rezultatet e takimit të fundit trepalësh në Abu Dhabi.
Mund të supozohet se gjatë këtij kontakti dypalësh, udhëheqësit do të diskutojnë edhe takimin e ardhshëm, negociatat trepalëshe me pjesëmarrjen e presidentit të ShBA-ës”, -tha këshilltari Ushakov.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments