top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALIA + MBRETËRIA E BASHKUAR + AUSTRALIA + KANADAJA I BËNË THIRRJE IZRAELIT QË TË JAPË AKSES TË MENJËHERSHËM HUMANITAR NË GAZË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Nov 17
1 min read

Romë, Itali | Ministri italian i jashtëm Antonio Tajani u bëri thirrje publike autoriteteve izraelite në lidhje me situatën në Gazë, duke nënshkruar një deklaratë së bashku me kolegët e tij nga Australia, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar.


“Ne, ministrat e jashtëm të Australisë, Kanadasë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, biem dakord që, me mbërritjen e dimrit në Gazë, situata humanitare në terren është dramatike.


Ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite që t'i japë fund menjëherë vonesave dhe të lejojë akses të menjëhershëm, të shpejtë dhe të papenguar humanitar në të gjithë Gazën.


Kalimet kufitare duhet të hapen dhe hyrja e tendave duhet të lejohet”.


Kështu njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Republikës së Italisë (Farnesina).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page