top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TURQI (TURKEY) | POLICIA BASTISI SELINË E ENTIT MEDIATIK “SOZCU TV” NË STAMBOLL; ARRESTOI DY NGA DREJTUESIT E TIJ.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Nov 17
1 min read

Ankara, Turqi (Turkey) | Policia turke kreu një bastisje në selinë e entit mediatik “Sozcu TV”, në Stamboll, një nga kanalet televizive më të njohura pranë opozitës ndaj presidentit Rexhep Tajip Erdogan, duke arrestuar dy nga drejtuesit e tij dhe duke emëruar një administrator për të menaxhuar entin mediatik.


Sipas enteve mediatike vendore, janë lëshuar gjithsej katër urdhër-arreste.


Operacioni bazohet në akuzat penale që lidhen me anëtarësimin e dyshuar të pronarit të entit mediatik “Sozcu TV”, Burak Akbai (Akbay), në rrjetin e përfshirë në përpjekjen për grusht shteti të vitit 2016 në Turqi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page