PRIZREN | BLERTA HYSENI U KONSTATUA E VDEKUR NË SPITAL; DYSHOHET E HELMUAR NGA LËNDË NARKOTIKE; ADNAN PODVORICA U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM POLICOR.

Prizren, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Znj/znjsh. Blerta Hyseni, me moshë 26 vjeçe, u konstatua e vdekur në spital; paraprakisht ajo ishte bërë objekt procedurash policore në datën 15.11.2026, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë (për shkelje penale të lidhur me narkotikët).
Objekt procedurash policore u bë edhe:
1- Z. Adnan Podvorica, me moshë 48 vjeç; pritet arrestimi i tij.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një sasi e vogël lënde narkotike; dyshohet e blerë në Kukës.
Objekt kontrollesh u bë banesa dhe njësia e shërbimit “Siena Bar”, në fshatin Bardhosh, Prishtinë.
Në lidhje me rastin e narkotikëve po zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar të narkotikëve”. Në lidhje me vdekjen e së ndjerës po zhvillohen hetime penale paraprake mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:
1- “Hetim i vdekjes”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit











Comments