UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: DO TA NGRE ÇËSHTJEN E KUFIZIMEVE NDAJ “STARSHIELD”-it NË TË GJITHA NIVELET.

Kiev, Ukrainë | “Kufizimet e shpejtësisë së Starshield-it deri në 161 km/orë mbeten në fuqi në territoret e pushtuara ukrainase, duke e bërë më të vështirë kapjen e avionëve rusë ‘Shahed’ dhe duke u ofruar rusëve mundësi më të mëdha sulmi.
Ukraina do ta ngrejë çështjen në të gjitha nivelet”.
Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski gjatë një takimi me gazetarët, i cituar nga enti mediatik vendor “Ukrinform”.
“Fatkeqësisht, programi Starshield ka kufizime.
Nëse ata do të riktheheshin te vendimi për të mos vendosur kufizime në territorin ukrainas, por për t'i mbajtur ato në territoret e pushtuara përkohësisht, vendimi i tyre do të ishte shumë i rrezikshëm, sepse do të tingëllonte tashmë politik.
Nëse do të vendoseshin kufizime edhe atje, kjo do të thoshte të mos njihnim më, të paktën pjesërisht, territoret e pushtuara përkohësisht si tonat.
Prandaj, besoj se kemi të drejtë ta ngremë çështjen dhe ta kthejmë kufirin e shpejtësisë në zero.
Tani nuk mund t'i godasim më atje, pranë frontit. Duhet t'i godasim në linja të tjera, dhe kjo u jep rusëve më shumë mundësi për të sulmuar”, - tha presidenti Zelenski, duke shtuar se Ukrainës i duhen dy herë e gjysmë më shumë “F-16” në ajër sesa ka aktualisht.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments