top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


PRESIDENTI EMANUEL MAKRON DHE KRYEMINISTRI GREK QIRJAKOS MICOTAQIS (KYRIAKOS MITSOTAKIS) MBËRRITËN NË QIPRO.
Nikozi, Qipro | “ Kryeministri grek Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) dhe Presidenti Emanuel Makron kanë mbërritur në Qipro ”. Kështu raportuan entet mediatike vendore. Nga z. Erton Duka. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


FRANCË | PALLATI ELIZE: PRESIDENTI EMANUEL MAKRON KREU NJË TELEFONATË ME KRYEMINISTRIN BENJAMIN NETANJAHU.
Paris, Francë | “ Presidenti Emanuel Makron foli me kryeministrin Benjamin Netanjahu rreth situatës në Lindjen e Mesme dhe Liban ”. Kështu njoftoi Pallati Elize. Presidenti francez, i cili, ndodhet sot në Qipro në solidaritet me kombin ishullor të Bashkimit Evropian (të shënjestruar nga një dron iranian javën e kaluar), kishte folur me Kryeministrin Netanjahu të mërkurën e kaluar, për herë të parë që nga vera e vitit 2025. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): NUK DUHET TË DERDHEN LOTË PËR VDEKJEN E ALI KHAMENEIT; AI SHTYPI DHE VRAU POPULLIN IRANIAN.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Do të dëgjoni mendime të ndryshme nëse konflikti në Iran është një luftë e zgjedhur apo një luftë e domosdoshme. Por unë besoj se ky debat pjesërisht e humbet thelbin. Sepse Evropa duhet të përqendrohet në realitetin e situatës, për ta parë botën ashtu siç është në të vërtetë sot. Më lejoni të jem i qartë: nuk duhet të derdhen lot për regjimin iranian që i ka shkaktuar vdekje dhe shtypje popullit të vet ”. Kështu tha Presidentja e Komisionit
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: KEMI DËRGUAR DRONË DHE EKSPERTË PËR TË MBROJTUR BAZAT AMERIKANE NË JORDANI.
Kiev, Ukrainë | “ Ukraina ka dërguar dronë interceptues dhe një ekip ekspertësh të dronëve për të mbrojtur bazat ushtarake amerikane në Jordani ”. Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski në një intervistë me entin mediatik “ New York Times ” (Kohërat e Jorkut të Ri). “ Shtetet e Bashkuara kërkuan ndihmë të enjten dhe ekipi ukrainas u nis të nesërmen. Ne iu përgjigjëm menjëherë ”, tha Presidenti Zelenski. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një pyetjeje nëse Shtetet e Bashkuara
Agjencia Telegrafike Vox


TURQI (TÜRKIYE) | MINISTRIA E MBROJTJES: GJASHTË AVIONË LUFTARAKË “F-16”-të DHE MBROJTJE AJRORE U DËRGUAN NË QIPRON VERIORE.
Ankara, Turqi (Türkiye) | Turqia ka njoftuar vendosjen e gjashtë avionëve luftarakë “ F-16 ” në Qipron Veriore për të forcuar mbrojtjen e komunitetit turk. “ Si pjesë e qasjes me faza për forcimin e sigurisë së Republikës Turke të Qipros Veriore në dritën e zhvillimeve të fundit në rajonin tonë, gjashtë avionë luftarakë ‘F-16’ dhe sisteme të mbrojtjes ajrore u vendosën sot në Republikën Turke të Qipros Veriore. Masa të mëtejshme do të vazhdojnë të merren bazuar në zhvillime t
Agjencia Telegrafike Vox


GREQI | QEVERIA KA HYRË NË BISEDIME ME KOMPANI TË MËDHA TEKNOLOGJIKE PËR TË KRIJUAR QENDRËN E TË DHËNAVE NË BALLKAN.
Athinë, Grqi | Greqia po përpiqet të transformojë ish-rajonin e saj të minierave të qymyrit në Maqedoninë Perëndimore në një qendër të madhe evropiane të qendrave të të dhënave, duke hyrë në bisedime aktive me shoqëritë tregtare “ Google ”, “ Microsoft ” dhe “ Amazon Web Services ” për investime në zonën e Kozanit. Projekti prej 5.75 miliardë eurosh (€), që synon përfundimin deri në vitin 2027, mbart pesë objektiva strategjikë: 1- Ruajtjen e të dhënave shtetërore dhe private
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI EMANUEL MAKRON DO TË VIZITOJË QIPRON TË HËNËN | DO TË TAKOHET ME PRESIDENTIN NIKOS KRISTODHOULIDHES (CHRISTODOULIDES) DHE ME KRYEMINISTRIN QIRJAKOS MICOTAQIS (KYRIAKOS MITSOTAKIS).
Paris, Francë | “ Presidenti Emanuel Makron do të vizitojë Qipron të hënën ”. Kështu thanë zyrtarët. Presidenti Makron dhe pritet të takohet me Presidentin qipriot Nikos Kristodhoulidhes (Christodoulides), si dhe me Kryeministrin grek Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis). Zyrtarët grekë thanë se Kryeministri Micotaqis (Mitsotakis) do të udhëtojë për në ishullin lindor të Mesdheut të hënën në kuadër të ndihmës ushtarake të Greqisë për Qipron, mes hakmarrjes iraniane ndaj s
Agjencia Telegrafike Vox


GREQIA NDËRTOI HARK STRATEGJIK SIGURIE.
Athinë, Greqi | “ Gjeografia e Greqisë dhe Qipros i bën të dy vendet thelbësore për Perëndimin sa herë që bien alarmet e paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme ”, e thënë kjo sipas zyrtarëve grekë dhe vlerësimeve ushtarake. Kështu raportoi enti mediatik grek “ Kathimerini ” (Η Καθημερινή). Megjithatë, ditët e fundit shënojnë një pikë kthese jo vetëm për ekuilibrat rajonalë, por edhe për aftësinë e Evropës për të mbrojtur territorin në Mesdheun Lindor, Qipron dhe Ballkanin. Mes
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: FOLA ME PRESIDENTIN EGJIPTIAN ABDEL FATTAH AL-SISI; I KËRKOVA TË GARANTOJË MENJËHERË TRANSPORTIN DETAR NË DETIN E KUQ.
Paris, Francë | Presidenti Emanuel Makron njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X) se bisedoi me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme dhe për të shprehur solidaritetin e Francës. “ Ne ramë dakord për rëndësinë e sigurimit të transportit detar në Detin e Kuq sa më shpejt të jetë e mundur. Liria e lundrimit në këtë sektor kyç të tregtisë botërore, veçanërisht për burimet e energjisë, është thelbësore për të gjitha ekonomit
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: FOLA NË TELEFON ME PRESIDENTIN E IRANIT MASUD (MASSOUD) PEZESHKIAN; T’I JEPET FUND MBYLLJES SË NGUSHTICËS SË HORMUZIT; PROGRAMET BËRTHAMORE JANË SHKAK I KONFLIKTIT.
Paris, Francë | Presidenti Emanuel Makron njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X) se kishte folur me homologun e tij iranian Masud (Massoud) Pezeshkian. “ I thashë atij se siguria dhe kthimi në Francë i Sesil Kohlerit (Cécile Kohler) dhe Zhak Parisit (Jacques Paris), të cilët, aktualisht ndodhen brenda ambasadës franceze, mbetet një përparësi absolute për ne ”, tha Presidenti Makron. Presidenti Makron theksoi nevojën që Irani të ndërpresë menjëherë sulmet e tij kundër vende
Agjencia Telegrafike Vox


MBRETËRIA E NORVEGJISË | MINISTRI I JASHTËM ESPEN BARTH EID (EIDE): SULMI NDAJ AMBASADËS SË SHBA-ës ËSHTË I PAPRANUESHËM.
Oslo, Mbretëria e Norvegjisë | “ Ky është një akt i papranueshëm që ne e marrim shumë seriozisht ”, tha Ministri i Jashtëm norvegjez Espen Barth Eid (Eide) në një deklaratë, të shpërndarë nga disa media ndërkombëtare. “ Siguria e misioneve diplomatike është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne dhe çështja tani po hetohet nga policia dhe Shërbimi i Sigurisë ”, tha Ministri i Jashtëm Eid (Eide). Ai shtoi se ishte në kontakt me Ministren e Drejtësisë Astri Aas-Hansen dhe të ng
Agjencia Telegrafike Vox


MBRETËRIA E NORVEGJISË | KRYEMINISTRI JONAS GAHR STOR (STORE): SHPËRTHIMI NË AMBASADËN AMERIKANE ËSHTË I PAPRANUESHËM.
Oslo, Mbretëria e Norvegjisë | “ Shpërthimi që ndodhi mbrëmë në Ambasadën Amerikane është një ngjarje shumë serioze dhe plotësisht e papranueshme ”. Kështu tha Kryeministri Jonas Gahr Stor (Store) në një deklaratë të raportuar nga enti mediatik publik norvegjez “ NRK ”. Kryeministri theksoi gjithashtu se nuk kishte rrezik për publikun por se masat e sigurisë do të forcoheshin në ambasadat amerikane dhe izraelite, si dhe në ndërtesat e lidhura me hebrenjtë. Nga z. Erton Duka.
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


