PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: FOLA NË TELEFON ME PRESIDENTIN E IRANIT MASUD (MASSOUD) PEZESHKIAN; T’I JEPET FUND MBYLLJES SË NGUSHTICËS SË HORMUZIT; PROGRAMET BËRTHAMORE JANË SHKAK I KONFLIKTIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Paris, Francë | Presidenti Emanuel Makron njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X) se kishte folur me homologun e tij iranian Masud (Massoud) Pezeshkian.
“I thashë atij se siguria dhe kthimi në Francë i Sesil Kohlerit (Cécile Kohler) dhe Zhak Parisit (Jacques Paris), të cilët, aktualisht ndodhen brenda ambasadës franceze, mbetet një përparësi absolute për ne”, tha Presidenti Makron.
Presidenti Makron theksoi nevojën që Irani të ndërpresë menjëherë sulmet e tij kundër vendeve në rajon.
“Irani gjithashtu duhet të garantojë lirinë e lundrimit duke i dhënë fund mbylljes de facto të Ngushticës së Hormuzit.
Së fundmi, unë përsërita shqetësimin tonë të thellë në lidhje me zhvillimin e programeve bërthamore dhe balistike të Iranit dhe të gjitha aktivitetet e tij destabilizuese në rajon, të cilat, janë në rrënjë të krizës aktuale”, tha Presidenti Makron.
Presidenti Makron më pas bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike, e cila, është më e nevojshme se kurrë për të adresuar këto sfida vendimtare, për t'i dhënë fund përshkallëzimit dhe për të ruajtur paqen.
“Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt”, tha Presidenti Makron.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments