top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: KEMI DËRGUAR DRONË DHE EKSPERTË PËR TË MBROJTUR BAZAT AMERIKANE NË JORDANI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Ukraina ka dërguar dronë interceptues dhe një ekip ekspertësh të dronëve për të mbrojtur bazat ushtarake amerikane në Jordani”.


Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski në një intervistë me entin mediatik “New York Times” (Kohërat e Jorkut të Ri).


Shtetet e Bashkuara kërkuan ndihmë të enjten dhe ekipi ukrainas u nis të nesërmen. Ne iu përgjigjëm menjëherë”, tha Presidenti Zelenski.


Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një pyetjeje nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin kërkuar ndihmë Ukrainës.


Në ditët pas shpërthimit të luftës ShBA-Izrael në Iran, morën telefonata nga udhëheqësit e Bahreinit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë, Kuvajtit, Katarit dhe Arabisë Saudite që kërkonin ndihmë”, tha ai.


Në një intervistë tjetër me entin mediatik amerikan “The Times” (Koha) të premten, Presidenti Zelenski tha se një ekip tjetër ekspertësh ukrainas do të udhëtonte në Lindjen e Mesme për të ndihmuar kombet të vlerësojnë se si të mbrohen nga dronët iranianë, përtej përdorimit të interceptorëve të shtrenjtë “Patriot”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page