GREQI | QEVERIA KA HYRË NË BISEDIME ME KOMPANI TË MËDHA TEKNOLOGJIKE PËR TË KRIJUAR QENDRËN E TË DHËNAVE NË BALLKAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 8
- 1 min read

Athinë, Grqi | Greqia po përpiqet të transformojë ish-rajonin e saj të minierave të qymyrit në Maqedoninë Perëndimore në një qendër të madhe evropiane të qendrave të të dhënave, duke hyrë në bisedime aktive me shoqëritë tregtare “Google”, “Microsoft” dhe “Amazon Web Services” për investime në zonën e Kozanit.
Projekti prej 5.75 miliardë eurosh (€), që synon përfundimin deri në vitin 2027, mbart pesë objektiva strategjikë:
1- Ruajtjen e të dhënave shtetërore dhe private greke në vend.
2- Pozicionimin e Greqisë si një qendër rajonale të dhënash që i shërben Ballkanit dhe potencialisht Ukrainës.
3- Shfrytëzimin e paqëndrueshmërisë së Lindjes së Mesme duke tërhequr shtetet e Gjirit që kërkojnë ruajtje të sigurt të të dhënave.
4- Forcimin e infrastrukturës kombëtare kundër sulmeve kibernetike ndaj spitaleve, bankave dhe shërbimeve publike.
5- Ndërtimin e infrastrukturës së aftë për inteligjencë artificiale.
Ministritë e Shtetit dhe Qeverisjes Dixhitale, së bashku me PPC-në, po udhëheqin negociatat.
Rajoni i Kozanit ofron tokë të madhe të disponueshme, energji të qëndrueshme të gjelbër dhe avantazhe lidhshmërie përmes kabllove nëndetëse me fibra optike që lidhin Greqinë me Egjiptin dhe rrjetet më të gjera evropiane.
Projekti pritet të krijojë 20 mijë vende pune në ndërtim dhe 2 mijë vende pune të përhershme.
Kështu raportoi enti mediatik grek “Kathimerini” (Η Καθημερινή).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments