top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: FOLA ME PRESIDENTIN EGJIPTIAN ABDEL FATTAH AL-SISI; I KËRKOVA TË GARANTOJË MENJËHERË TRANSPORTIN DETAR NË DETIN E KUQ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Paris, Francë | Presidenti Emanuel Makron njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X) se bisedoi me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme dhe për të shprehur solidaritetin e Francës.


Ne ramë dakord për rëndësinë e sigurimit të transportit detar në Detin e Kuq sa më shpejt të jetë e mundur.


Liria e lundrimit në këtë sektor kyç të tregtisë botërore, veçanërisht për burimet e energjisë, është thelbësore për të gjitha ekonomitë tona”, tha Presidenti Makron.


Ne duhet të veprojmë për të shmangur përshkallëzimin me çdo kusht, të rivendosim armëpushimin dhe të forcojmë sovranitetin e shtetit libanez duke mbështetur Forcat e Armatosura libaneze”, tha Presidenti Makron.


Të dy presidentët diskutuan gjithashtu situatën në Gaza dhe Bregun Perëndimor.


Zhvillimet në Iran dhe Lindjen e Mesme nuk duhet të ngadalësojnë përpjekjet tona për të zbatuar fazën e dytë të planit të paqes të Presidentit Tramp (Trump).


Në veçanti, ne bëjmë thirrje për rihapjen e plotë të kalimit të Rafah-ut, i cili, është jetik për ofrimin e ndihmës humanitare.


Përballë zjarrit në rajon, ne jemi të vendosur të punojmë për çpërshkallëzim dhe për të rivendosur paqen në Lindjen e Mesme”, tha Presidenti Makron.


Nga Kajro, zëdhënësi zyrtar presidencial deklaroi se takimi u përqendrua në situatën rajonale.


Presidenti al-Sisi shprehu shqetësim të thellë për përshkallëzimin ushtarak në rajon dhe konfliktin e vazhdueshëm në Iran, si dhe pasojat e tij serioze, duke përfshirë rritjen e çmimeve të energjisë dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dhe transportin ajror dhe detar, që prekin Egjiptin, rajonin dhe botën.


Presidenti al-Sisi gjithashtu dënoi sulmet iraniane kundër shteteve arabe.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page