top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


TURQI (TÜRKIYE) | MINISTRIA E MBROJTJES KOMBËTARE: NJË SISTEM RAKETATOR “PATRIOT” DO TË VENDOSET NË LINDJE TË VENDIT (NË KONSULTIM ME NATO-n).
Ankara, Turqi (Türkiye) | “ Turqia njoftoi se një sistem mbrojtës ajror ‘Patriot’ po përgatitet për vendosje në pjesën lindore të vendit, si pjesë e përpjekjeve të koordinuara me NATO-n për të ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore të saj mes tensioneve rajonale ”. Kështu raportoi agjencia turke e lajmeve “ Anadolu ” (Anadolli). “ Në dritën e zhvillimeve të fundit në rajonin tonë, janë marrë masat e nevojshme për të siguruar sigurinë e kufijve dhe hapësirës ajrore tonë, dhe
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN ANTONIO KOSTA (COSTA): LIRIA PËR POPULLIN E IRANIT NUK MUND TË ARRIHET ME BOMBA.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Bashkimi Evropian qëndron me popullin iranian. Ne mbështesim të drejtën e tyre për të jetuar në paqe dhe për të përcaktuar të ardhmen e tyre. Por liria dhe të drejtat e njeriut nuk mund të fitohen me bomba. Vetëm e drejta ndërkombëtare i mbron ato. Mbrojtja e civilëve, sigurimi i sigurisë bërthamore dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare janë thelbësore. Ne duhet të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm. Një rrugë e tillë kërcënon Lindje
Agjencia Telegrafike Vox


MBRETËRIA E BASHKUAR | MINISTRIA E MBROJTJES: AVIONËT TANË LUFTARAKË “TYPHOON” RRËZUAN DRONË IRANIANË QË PO SHKONIN DREJT JORDANISË DHE BAHREINIT.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Avionët luftarakë britanikë “ Typhoon ” kanë rrëzuar dronë iranianë që kishin në shënjestër Jordaninë dhe Bahreinin. Kështu njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes. Avionët luftarakë rrëzuan një sistem ajror të pilotuar nga distanca që synonte Jordaninë dhe interceptuan një dron që po shkonte drejt Bahreinit. Operacione ajrore mbrojtëse janë gjithashtu duke u zhvilluar në mbështetje të Emirateve të Bashkuara Arabe. Nga z. Erton Duka. © Copyright
Agjencia Telegrafike Vox


MBRETËRIA E BASHKUAR | TRE BOMBARDUES TË TJERË AMERIKANË “B-52” ZBARKUAN NË BAZËN BRITANIKE.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Tre avionë të tjerë amerikanë “ B-52 ”, bombarduesit gjigantë që ishin simbol i Luftës së Ftohtë, zbarkuan sot në bazën britanike të Forcave Ajrore RAF-it, në Feërford (Fairford), në qarkun anglez të Gllukestërshaiërit (Gloucestershire). Mediat britanike theksojnë se ata kanë për qëllim forcimin e forcës ajrore amerikane në luftën kundër Iranit dhe se secili është i aftë të mbajë 31751 kg (70 mijë paund) eksploziv, duke përfshirë bomba dhe raket
Agjencia Telegrafike Vox


MBRETËRIA E BASHKUAR | QEVERIA MOHOI LAJMET PËR NISJEN E AEROPLANMBAJTËSES “HMS PRINCE OF WALES” NË LUFTË KUNDËR IRANIT.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbretëria e Bashkuar ka mohuar raportet e medias për një vendosje të afërt të aeroplanmbajtëses britanike “ HMS Prince of Wales ” në Mesdhe ose në Lindjen e Mesme, mes përshkallëzimit të konfliktit midis ShBA-ës, Izraelit dhe Iranit. “ Nuk janë marrë vendime në lidhje me ndonjë vendosje të re trupash, megjithëse aeroplanmbajtësja mban një nivel të lartë gatishmërie operacionale në çdo kohë ”, tha zëdhënësi i Kryeministrit Keër Starmër (Keir Star
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: PO PËRGATIS NJË MISION MBROJTËS TË ARDHSHËM PËR TË RIHAPUR NGUSHTICËN E HORMUZIT.
Nikozi, (Pafos), Qipro | Presidenti Emanuel Makron tha se ai dhe bashkëpunëtorët e tij po përgatisin një mision të ardhshëm thjesht mbrojtës për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të shoqëruar anijet pas përfundimit të fazës më të nxehtë të konfliktit në Lindjen e Mesme, për të lejuar rrjedhën e naftës dhe gazit. Gjatë një vizite në Qipro, Presidenti Makron njoftoi gjithashtu se Franca do të kontribuojë në plan afatgjatë me dy fregata në operacionin e Bashkimit Evropian
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: SULMI NDAJ QIPROS ËSHTË SULM NDAJ GJITHË EVROPËS; MBROJTJA E QIPROS ËSHTË ÇËSHTJE KYÇE.
Nikozi, Qipro | Presidenti Emanuel Makron tha se një sulm ndaj Qipros është i barabartë me një sulm ndaj gjithë Evropës. Ai e tha këtë gjatë një vizite në Qipro. “ Kur sulmohet Qiproja, sulmohet edhe Evropa ”, tha Presidenti Makron. “ Mbrojtja e Qipros është padyshim një çështje kyçe për vendin tuaj, për fqinjët, partnerët dhe miqtë tuaj, Greqinë, por edhe Francën, dhe bashkë me të edhe Bashkimin Evropian ”, tha Presidenti Makron. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Te
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): RENDI I VJETËR BOTËROR NUK DO TË KTHEHET MË; NUK MUND TA RUAJMË MË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Evropa nuk mund të jetë më roje e rendit të vjetër botëror, e një bote që ka ikur dhe nuk do të kthehet më. Ne gjithmonë do ta mbrojmë dhe mbështesim sistemin e bazuar në rregulla që ndihmuam ta ndërtojmë me aleatët tanë, por nuk mund të mbështetemi më tek ai si e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesat tona ”. Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), gjatë një fjalimi në Konferencën e Ambasadorëve të Bash
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: 11 VENDE NA KANË KËRKUAR NDIHMË KUNDËR DRONËVE IRANIANË.
Kiev, Ukrainë | “ Njëmbëdhjetë fqinjë të Iranit, si evropianë ashtu edhe amerikanë, i kanë kërkuar Ukrainës ndihmë kundër dronëve iranianë ”. Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski, në platformën sociale “ Telegram ” - i cili, kryesoi Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “ Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Ukrainës, së bashku me Shtabin e Përgjithshëm dhe Forcat e Mbrojtjes, do të përcaktojnë se cilave kërkesa të tjera nga vendi ynë mund t'u përgjigjemi pozitivisht, në mënyrë që t
Agjencia Telegrafike Vox


BASHKIMI EVROPIAN: LIBANI MIRATOI VENDIM PËR NDALIMIN E VEPRIMTARIVE USHTARAKE TË HEZBOLLAHUT; IZRAELI DUHET TË NDALOJË OPERACIONIN TOKËSOR NDAJ LIBANIT SEPSE SHKEL SOVRANITETIN TOKËSOR.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Ne e dënojmë fuqimisht sulmin e Hezbollahut dhe aleancën e tij me Iranin, dhe mbështesim vendimin e autoriteteve libaneze për të ndaluar veprimtaritë ushtarake të Hezbollahut. Ne i bëjmë thirrje Hezbollahut të çarmatoset menjëherë dhe të ndërpresë të gjitha sulmet kundër Izraelit ”. Kështu tha një zëdhënës i Bashkimit Evropian në konferencën e përditshme për shtyp. “ Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Izraelit të ndalojë operacionet tokësore që
Agjencia Telegrafike Vox


BASHKIMI EVROPIAN: UDHËHEQËSI I RI SUPREM I IRANIT MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI NUK ËSHTË NËN SANKSIONE.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Lista e sanksioneve evropiane është e aksesueshme botërisht. Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei nuk i nënshtrohet sanksioneve evropiane. Vendimet në lidhje me çdo masë të re merren nga Këshilli me votë unanime të 27 shteteve anëtare ”. Kështu njoftoi një zëdhënës i Komisionit Evropian. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


TURQI (TÜRKIYE) | MINISTRIA E MBROJTJES DHE NATO-ja RRËZUAN NJË RAKETË BALISTIKE TË LËSHUAR NGA IRANI.
Ankara, Turqi | Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani u rrëzua në hapësirën ajrore turke. “ Raketa u shkatërrua nga mbrojtjet e NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor ”, tha Ankaraja - duke shtuar se fragmente municionesh ranë në fusha të zbrazëta në Gaziantep, në juglindje të Turqisë. “ Ne theksojmë edhe një herë se të gjitha masat e nevojshme do të merren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi ndaj territorit dhe hapësirë
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


