top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI EMANUEL MAKRON DO TË VIZITOJË QIPRON TË HËNËN | DO TË TAKOHET ME PRESIDENTIN NIKOS KRISTODHOULIDHES (CHRISTODOULIDES) DHE ME KRYEMINISTRIN QIRJAKOS MICOTAQIS (KYRIAKOS MITSOTAKIS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Paris, Francë | Presidenti Emanuel Makron do të vizitojë Qipron të hënën”.


Kështu thanë zyrtarët.


Presidenti Makron dhe pritet të takohet me Presidentin qipriot Nikos Kristodhoulidhes (Christodoulides), si dhe me Kryeministrin grek Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis).


Zyrtarët grekë thanë se Kryeministri Micotaqis (Mitsotakis) do të udhëtojë për në ishullin lindor të Mesdheut të hënën në kuadër të ndihmës ushtarake të Greqisë për Qipron, mes hakmarrjes iraniane ndaj sulmeve të ShBA-ës dhe Izraelit në Gjirin Persik.


Ata nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi axhendën e tij.


Greqia ka dërguar tashmë dy fregata – përfshirë “Kimon” e saj të re, të prodhuar në Francë - dhe katër avionë luftarakë “F-16” në Qipro, pasi një dron iranian i dyshuar me një drejtim nga Libani goditi një bazë ushtarake britanike në ishull. Sulmi nuk shkaktoi të lënduar dhe dëme minimale.


Aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle” është tashmë në Mesdheun lindor, ndërsa një fregatë franceze arriti në ishull të enjten.


Kështu raportoi enti mediatik grek “Kathimerini” (Η Καθημερινή).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page