top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): SANKSIONE TË REJA KUNDËR RUSISË; PAKETA E 21-të; KËMBËNGULJA JONË PO JEP FRYTE.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Këmbëngulja jonë me paketat e sanksioneve kundër Rusisë po jep fryte. Pra, sot po propozojmë paketën e 21-të”. Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), gjatë prezantimit të paketës së 21-të të sanksioneve kundër Rusisë. Objektivat janë energjia, financat dhe ndalimi i hyrjes për veteranët rusë të luftës në Ukrainë. Gjithashtu propozohen masa që synojnë industrinë e peshkimit. Nga z. Erton Duka. © Copyright |
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | MINISTRJA E JASHTME IVET KUPËR (YVETTE COOPER): THIRRJE KOMPANIVE BRITANIKE QË TË NDËRPRESIN TË GJITHA VEPRIMTARITË NË VENDBANIMET IZRAELITE NË BREGUN PERËNDIMOR.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Qeveria u ka bërë thirrje kompanive të vendit që të ndërpresin të gjitha aktivitetet në vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar”. Kështu tha ministrja e Jashtme Ivet Kupër (Yvette Cooper). “Kam forcuar udhëzimet tona mbi rreziqet e biznesit për ta bërë të qartë dhe të padiskutueshme; nëse jeni shtetas britanik ose kompani britanike, nuk duhet të kryeni asnjë veprimtari ekonomike ose financiare në vendbanimet e paligjshme izraelit
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | MINISTRI I JASHTËM ZHAN-NOEL BARO (JEAN-NOËL BARROT): MINISTRIT IZRAELIT BEZALEL SMOTRIÇ (SMOTRICH) I NDALOHET HYRJA NË VEND.
Paris, Francë | “Franca ka ndaluar hyrjen në territorin e saj të ministrit izraelit Bezalel Smotriç (Smotrich), katër udhëheqësve të organizatave të kolonëve dhe 21 kolonëve të dhunshëm”. Kështu njoftoi ministri i Jashtëm Zhan-Noel Baro (Jean-Noël Barrot), duke kujtuar se ministri Bezalel Smotriç (Smotrich) po promovon në mënyrë aktive aneksimin e Bregut Perëndimor, për të cilin ai mbështet hapur, krijimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, rikolonizimin e Gazës, ko
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E HOLANDËS | GJND-ja PEZULLOI NGA DETYRA KRYEPROKURORIN KARIM KHAN PËR AKUZA PENALE TË LIDHURA ME ABUZIM SEKSUAL.
Hagë, Mbretëria e Holandës | Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, është pezulluar pas procedurave disiplinore të nisura pas akuzave për abuzim seksual. Organi drejtues i GjND-së njoftoi vendimin, pasi komiteti i tij ekzekutiv votoi për ta referuar çështjen kundër kryeprokurorit Khan në një seancë të posaçme të shteteve anëtare të gjykatës për të shqyrtuar të ardhmen e saj. Komiteti, i përbërë nga 21 shtete anëtare të gjykatës, votoi me shumicë të kualifi
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | 3 TË VDEKUR + 6 TË PLAGOSUR NGA SULMET AJRORE RUSE NË RAJONIN E KHARKIVIT.
Kiev, Ukrainë | “Sulmet ajrore ruse në rajonin e Kharkivit në Ukrainën lindore kanë vrarë tre veta dhe kanë plagosur gjashtë të tjerë”. Kështu njoftuan autoritetet vendore në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sulmet ajrore ruse shkaktojnë vdekje dhe lëndime pothuajse çdo ditë në zonat e banuara në të gjithë Ukrainën. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, të paktën 15850 civilë janë vrarë dhe 44800 të tjerë janë plagosur në vend, e thënë kjo sipa
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER): KOMPANITË E MËDHA TË TEKNOLOGJISË TË NDALOJNË SHKËMBIMIN E FOTOVE PORNOGRAFIKE MIDIS TË MITURVE.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Një ultimatum tremujor për gjigantët e teknologjisë për t'i detyruar ata të parandalojnë ndarjen e pamjeve me përmbajtje seksuale eksplicite në telefonat celularë dhe tabletët e të miturve në Mbretërinë e Bashkuar”. Kështu tha kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) në një fjalim në London Tech Week, duke premtuar ndërhyrje legjislative ad hoc nëse shumëkombëshet si Apple dhe Google nuk veprojnë menjëherë, në atë që shihet si një përpjekje për
Agjencia Telegrafike Vox
LETONI | NJË AEROPLAN I NATO-S RRËZOI NJË DRON PAS NJË LUFTE ELEKTROMAGNETIKE RUSE.
Rigë, Letoni | “Një avion i NATO-s këtë mëngjes qëlloi një dron që fluturonte mbi Letoni pas një lufte elektromagnetike ruse”. Kështu njoftuan Forcat e Armatosura Letoneze, sipas raportimeve të enteve mediatike vendore. “Rreth orës 9:20 të mëngjesit, Forcat e Armatosura Kombëtare lëshuan një paralajmërim në lidhje me komunat Ludza, Balvi dhe Aluksne në pjesën lindore të vendit në lidhje me një kërcënim të mundshëm për hapësirën e tyre ajrore”, u tha në njoftim. Nga z. Erton D
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PARISI DHE BERLINI ANULUAN PROJEKTIN E PËRBASHKËT PËR NDËRTIMIN E NJË AVIONI LUFTARAK ME VLERË DISA MILIARDA €.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Pas vitesh përgatitjesh, projekti ushtarak prej disa miliardë eurosh për një avion luftarak franko-gjerman ka dështuar. Sipas burimeve qeveritare gjermane, kancelari federal Fridrish Merc (Friedrich Merz), i subjektit politik CDU dhe presidenti Emanuel Makron kanë arritur në përfundimin e përbashkët se kompanitë Dassault dhe Airbus nuk mund të arrijnë një marrëveshje për ndërtimin e një avioni luftarak të përbashkët. Nga z. Erton Duka
Agjencia Telegrafike Vox
MALTË | NJË TJETËR TRAGJEDI NË DETIN MESDHE; 10 EMIGRANTË TË VDEKUR.
Valetë, Maltë | Një tjetër tragjedi në Mesdheun qendror; dhjetë trupa u gjetën në ujërat malteze. Emigrantët ishin në një varkë që u përmbys rreth 45 milje në lindje të ishullit. Numri i të vdekurve përgjatë kësaj rruge migrimi këtë vit shkoi në të paktën 830. Anija që u përmbys ishte nisur nga brigjet libiane. Me kërkesë të autoriteteve malteze, një njësi e Rojës Bregdetare italiane ndërhyri në zonë dhe bashkëpunoi në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonën malteze të përgje
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | “E3”-shi MBËSHTET NEGOCIATAT DIREKTE MIDIS KIEVIT DHE MOSKËS.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Britania, Franca dhe Gjermania mbështesin thirrjen e Presidentit Volodimir Zelenski për negociata të drejtpërdrejta me Presidentin Vladimir Putinin”. Kjo është ajo që kumtohet deklarata e përbashkët që përfundoi samitin e Londrës midis kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer), presidentit Emanuel Makron, kancelarit Fridrish Merc (Friedrich Merz) dhe presidentit Volodimir Zelenski. “Vija aktuale e kontaktit duhet të shërbejë si pikënisje për ne
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMR ZELENSKI: NGRIRJA E VIJAVE TË FRONTIT ËSHTË MËNYRA MË E SHPEJTË PËR NJË ARMËPUSHIM.
Kiev, Ukrainë | “Ngrirja e vijave të frontit është rruga më e shpejtë drejt një armëpushimi”. Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski në një intervistë për entin mediatik britanik “Sky News” përpara samitit të Londrës. “Ne duam ta ndalojmë luftën në mënyrë që ajo të mos fillojë përsëri. Nuk bëhet fjalë vetëm për ngrirjen e vijave kufitare, por mënyra më e shpejtë është ngrirja e tyre dhe më pas zhvendosja e tyre në një kontekst diplomatik”, tha Presidenti Zelenski. “Në çdo r
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | KOMANDANTI I PËRGJITHSHËM I FORCAVE TË ARMATOSURA GJENERAL OLEKSANDR SIRSKI (SYRSKY): MOSKA KA GRUMBULLUAR 140 MIJË TRUPA NË TRE FRONTET MË TË NXEHTA NË JUG.
Kiev, Ukrainë | “Mbi 140 mijë trupa ruse janë përqendruar në tre frontet më të nxehta në Ukrainën jugore”. Kështu tha Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Gjeneral Oleksandr Sirski (Syrsky). Zonat ku Rusia ka grumbulluar trupa janë Oleksandrivka, Huliaipole-ja dhe Orikhiv-i. “Armiku vazhdon të intensifikojë përpjekjet e tij. Vetëm në drejtimin Oleksandrivka, grupimi rus numëron mbi 71 mijë burra. Armiku ka përqendruar afërsisht të njëjtin numër ushta
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


