MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER): KOMPANITË E MËDHA TË TEKNOLOGJISË TË NDALOJNË SHKËMBIMIN E FOTOVE PORNOGRAFIKE MIDIS TË MITURVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 minutes ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Një ultimatum tremujor për gjigantët e teknologjisë për t'i detyruar ata të parandalojnë ndarjen e pamjeve me përmbajtje seksuale eksplicite në telefonat celularë dhe tabletët e të miturve në Mbretërinë e Bashkuar”.
Kështu tha kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) në një fjalim në London Tech Week, duke premtuar ndërhyrje legjislative ad hoc nëse shumëkombëshet si Apple dhe Google nuk veprojnë menjëherë, në atë që shihet si një përpjekje për të mbështetur udhëheqjen e tij të lëkundur në pritje të një sfide gjithnjë e më të afërt të brendshme të Partisë së Punës (Laburiste) për trashëgimi.
“Ato janë disa nga kompanitë më inovative në botë dhe besoj se mund ta zgjidhin këtë problem. Por nëse zgjedhin të mos e bëjnë, atëherë ne do të ndërmarrim veprime dhe do ta ndryshojmë ligjin”, tha kryeministri Starmër (Starmer).
Ministria e Brendshme ka specifikuar se kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë tre muaj kohë për t'u pajtuar, duke futur mekanizma për të bllokuar dërgimin dhe marrjen e imazheve me përmbajtje seksuale eksplicite, duke përfshirë edhe sistemet e verifikimit të moshës.
Përndryshe, qeveria nuk ka përjashtuar një sërë sanksionesh, duke përfshirë edhe dënime penale.
Mbretëria e Bashkuar mund të bëhet vendi i parë në botë ku do të ishte e pamundur për të miturit të merrnin, ndanin ose shikonin lakuriqësi në aparatet e tyre telefonikë.
Sipas Fondacionit Internet Watch, 91% e raporteve të abuzimit seksual në internet të të miturve përfshijnë përmbajtje të gjeneruar nga vetë të miturit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments