FRANCË | MINISTRI I JASHTËM ZHAN-NOEL BARO (JEAN-NOËL BARROT): MINISTRIT IZRAELIT BEZALEL SMOTRIÇ (SMOTRICH) I NDALOHET HYRJA NË VEND.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 9
- 1 min read
Paris, Francë | “Franca ka ndaluar hyrjen në territorin e saj të ministrit izraelit Bezalel Smotriç (Smotrich), katër udhëheqësve të organizatave të kolonëve dhe 21 kolonëve të dhunshëm”.
Kështu njoftoi ministri i Jashtëm Zhan-Noel Baro (Jean-Noël Barrot), duke kujtuar se ministri Bezalel Smotriç (Smotrich) po promovon në mënyrë aktive aneksimin e Bregut Perëndimor, për të cilin ai mbështet hapur, krijimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, rikolonizimin e Gazës, kolapsin ekonomik të Autoritetit Palestinez dhe pasojat e tij katastrofike për popullsinë palestineze.
Ministri Baro (Barrot) theksoi se kjo është një politikë që shumica dërrmuese e bashkësisë ndërkombëtare, e përkushtuar fort ndaj zgjidhjes me dy shtete, nuk mund ta pranojë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





Comments