top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: G7-ta DO TË DISKUTOJË RIHAPJEN AFATGJATË TË NGUSHTICËS SË HORMUZIT.
Paris, Francë | “Udhëheqësit e G7-ës do të fillojnë diskutimet të hënën në Evian të Francës, mbi pasojat e marrëveshjes së arritur midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, përfshirë rihapjen afatgjatë të Ngushticës së Hormuzit”. Kështu tha presidenti Emanuel Makron. “Objektivi do të jetë shqyrtimi i pasojave të kësaj marrëveshjeje, mbështetja për Libanin, rihapja afatgjatë e Hormuzit dhe, natyrisht, përfundimi i një marrëveshjeje për raketat bërthamore dhe balistike në Iran”,
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI ZHVILLOI BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) ME RASTIN E DITËLINDJES SË TIJ.
Kiev, Ukrainë | “Presidenti Volodimir Zelenski zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) me rastin e ditëlindjes së tij, dhe ndër temat që diskutuan ishin negociatat”. Kështu njoftoi presidenca ukrainase. Biseda mes tyre zgjati të paktën 30 minuta. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
RUMANI | PRESIDENTI NIKUSHOR (NICUSOR) DAN EMËROI ADRIAN VESTEA-n SI KRYEMINISTËR.
Bukuresht, Rumani | Presidenti Nikushor (Nicusor) Dan emëroi të dielën z. Adrian Vestea, anëtar i partisë liberale, si kryeministër, pasi kandidati i pavarur Eugen Tomak (Tomac) u tërhoq. Z. Vestea, 52 vjeç, është presidentja e këshillit të qarkut të Brashovit në Rumaninë qendrore. Z. Eugen Tomak (Tomac) kishte kërkuar të drejtonte një qeveri teknokratësh, por i mungonte mbështetja nga partitë në parlament. “Eugen Tomak (Tomac) tërhoqi mandatin e tij këtë mëngjes dhe si i til
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER): NJË CISTERNË NAFTE E FLOTËS RUSE QË VEPRON NË HIJE U KAP NË KANALIN ANGLEZ.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Forcat britanike kapën një anije cisternë nafte të flotës ruse në Kanalin Anglez në orët e para të mëngjesit të sotëm”. Kështu tha kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer). “Gjatë një operacioni gjashtëorësh, komando të Marinës Mbretërore dhe oficerë të specializuar të zbatimit të ligjit nga Agjencia Kombëtare e Krimit, të mbështetur nga Forcat Ajrore Mbretërore, hipën në anije. Anija, e quajtur ‘Smyrtos’, do të mbahet nën mbikëqyrje në brigjet
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | MIJËRA BRITANIKË DHE TURISTË BROHORITËN FAMILJEN MBRETËRORE BRITANIKE NË PARADËN E DITËLINDJES SË MBRETIT KARL (CHARLES) III.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mijëra britanikë dhe turistë brohoritën familjen mbretërore britanike në paradën e ditëlindjes së Mbretit Karl (Charles) III në Londër. Monarku dhe gruaja e tij, Mbretëresha Kamilë (Camilla), parakaluan në një karrocë përgjatë The Mall nga Pallati Bakingem deri në Paradën e Rojeve të Kuajve në spektaklin e njohur si “Trooping the Colour”, të shoqëruar nga qindra roje. Princesha Keit (Kate) dhe fëmijët e saj, Xhorxhi (George), Karlota (Charlotte)
Agjencia Telegrafike Vox
KONFEDERATA E ZVICRËS | REFERENDUM PËR KUFIZIMIN E POPULLSISË NË 10 MILIONË BANORË.
Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | A mund të vendosë një vend një kufi të caktuar për popullsinë e tij? Kjo është pyetja së cilës votuesit zviceranë do t'i përgjigjen të dielën, duke vendosur për një propozim që do ta kufizonte popullsinë në 10 milionë. Iniciativa ka nxjerrë në pah përçarjet e thella mbi imigracionin në vendin alpin. Propozimi mbështetet nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë, e cila e quan atë një iniciativë qëndrueshmërie, duke argumentuar se kjo
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PO BËJMË ATË QË ËSHTË E NEVOJSHME; ËSHTË E RËNDËSISHME QË BASHKIMI EVROPIAN TË MBAJË FJALËN.
Kiev, Ukrainë | “Falënderoj të gjithë bashkëqytetarët tanë që luftojnë për Ukrainën, punojnë për shtetin tonë dhe ndihmojnë në mbrojtjen e interesave tona kombëtare. Gjithashtu falënderoj të gjithë partnerët tanë në Bashkimin Evropian dhe personalisht çdo udhëheqës për këtë hap të rëndësishëm të ndërmarrë për të mirën e Evropës. Ukraina po mbron veten dhe, duke vepruar kështu, po mbron të gjithë Evropën; idenë se kombet evropiane mund të jetojnë së bashku, të lira dhe në paqe
Agjencia Telegrafike Vox
PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: 20 MILIONË € DO TË SHKOJNË PËR SHOQËRINË CIVILE NË IZRAEL DHE PALESTINË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Vitin e kaluar ne ndamë mbi 18 milionë € për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile. Kam kënaqësinë të konfirmoj sot se kemi mobilizuar mbi 20 milionë € fonde shtesë për nismat vendore të ndërtimit të paqes”. Kështu tha përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në Forumin e Parisit mbi Zgjidhjen me Dy Shtete. “Bashkimi Evropian tani punon me 88 organizata të shoqërisë civile izraelite dhe palestineze, të cilat po punojnë
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER) U TAKUA ME DY SHEFAT E MBROJTJES USHTARAKE.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) u takua me ministrin e ri të Mbrojtjes, Den Xhervis (Dan Jarvis), dhe Shefin e Shtabit Ajror, Gjeneral Riçërd Naiton (Richard Knighton), në Dauning Strit (Downing Street). Takimi erdhi pas dorëheqjeve tronditëse të disa zyrtarëve të lartë në ministri, duke filluar me ish-Ministrin e Mbrojtjes Zhon Hillei (John Healey), i ndjekur nga Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Forcave të Armatosura Al Karns (
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | 27 SHTETET ANËTARE TË BASHKIMIT EVROPIAN MIRATUAN TEKSTIN E RI MBI TË DREJTAT E PASAGJERËVE AJRORË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Përfaqësuesit e Përhershëm të Shteteve Anëtare i kanë dhënë dritën jeshile tekstit të përbashkët mbi Rregulloren për të drejtat e pasagjerëve ajrorë. Në Komitetin e Pajtimit me Parlamentin, Presidenca Qipriote e Këshillit të Bashkimit Evropian kishte përgatitur një propozim përfundimtar bazuar në negociatat e mëparshme me Parlamentin Evropian. Teksti u miratua nga shtetet anëtare me dy vota kundër (Spanja + Letonia) dhe dy abstenime (Austria +
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | DEN XHARVIS (DAN JARVIS) U EMËRUA SEKRETAR I RI I MBROJTJES.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Sekretari i ri i Mbrojtjes u emërua Den Xharvis (Dan Jarvis)”. Kështu njoftoi Dauning Strit (Downing Street). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
TURQI (TÜRKIYE) | PRESIDENTI REXHEP TAIP ERDOGAN: KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU DO TË PËRFUNDOJË SI HITLERI.
Ankara, Turqi (Türkiye) | Presidenti Rexhep Taip (Recep Tayyip) Erdogan, e ka krahasuar përsëri kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu me Adolf Hitlerin, duke deklaruar se edhe ai do të vuajë të njëjtin fat. Gjatë një ceremonie çmimesh të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, presidenti Erdogan deklaroi se ata që ndjekin gjurmët e Hitlerit do të përfundojnë si të gjithë tiranët në histori, e thënë kjo sipas entit mediatik vendor “Daily Sabah”. “Sulmet izraelite në rajon janë si një
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


