UKRAINË | 3 TË VDEKUR + 6 TË PLAGOSUR NGA SULMET AJRORE RUSE NË RAJONIN E KHARKIVIT.

Kiev, Ukrainë | “Sulmet ajrore ruse në rajonin e Kharkivit në Ukrainën lindore kanë vrarë tre veta dhe kanë plagosur gjashtë të tjerë”.
Kështu njoftuan autoritetet vendore në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sulmet ajrore ruse shkaktojnë vdekje dhe lëndime pothuajse çdo ditë në zonat e banuara në të gjithë Ukrainën.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, të paktën 15850 civilë janë vrarë dhe 44800 të tjerë janë plagosur në vend, e thënë kjo sipas një vlerësimi të fundit të Kombeve të Bashkuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments