top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINË | KOMANDANTI I PËRGJITHSHËM I FORCAVE TË ARMATOSURA GJENERAL OLEKSANDR SIRSKI (SYRSKY): MOSKA KA GRUMBULLUAR 140 MIJË TRUPA NË TRE FRONTET MË TË NXEHTA NË JUG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Mbi 140 mijë trupa ruse janë përqendruar në tre frontet më të nxehta në Ukrainën jugore”.


Kështu tha Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Gjeneral Oleksandr Sirski (Syrsky).


Zonat ku Rusia ka grumbulluar trupa janë Oleksandrivka, Huliaipole-ja dhe Orikhiv-i.


Armiku vazhdon të intensifikojë përpjekjet e tij. Vetëm në drejtimin Oleksandrivka, grupimi rus numëron mbi 71 mijë burra. Armiku ka përqendruar afërsisht të njëjtin numër ushtarësh në drejtimet Huliaipole dhe Orikhiv.


Situata mbetet dinamike; si trupat ruse ashtu edhe Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës po kryejnë operacione aktive luftarake”, tha Gjenerali Oleksandr Sirski (Syrsky), në një postim në rrjetin social virtual Facebook pas takimit me komandantin e grupit të Forcave të Sulmit Ajror, Gjeneral Major Oleg Apostol-in, dhe komandantët e njësive të sulmit ajror dhe të këmbësorisë.


Theksova posaçërisht se përparësia në kryerjen e misioneve luftarake mbetet mbrojtja e jetës së ushtarëve ukrainas”, tha Gjenerali.


Ai foli gjithashtu me komandantin e Grupit të Sistemeve Ajrore pa Pilot, Majorin Robert Brovdi (Brovdy), në lidhje me çështjet që lidhen me zhvillimin dhe përdorimin e dronëve.


Ne vazhdojmë të rrisim aftësitë tona për të mposhtur armikun, veçanërisht në operacionet e thella”, shtoi ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page