UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMR ZELENSKI: NGRIRJA E VIJAVE TË FRONTIT ËSHTË MËNYRA MË E SHPEJTË PËR NJË ARMËPUSHIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Ngrirja e vijave të frontit është rruga më e shpejtë drejt një armëpushimi”.
Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski në një intervistë për entin mediatik britanik “Sky News” përpara samitit të Londrës.
“Ne duam ta ndalojmë luftën në mënyrë që ajo të mos fillojë përsëri. Nuk bëhet fjalë vetëm për ngrirjen e vijave kufitare, por mënyra më e shpejtë është ngrirja e tyre dhe më pas zhvendosja e tyre në një kontekst diplomatik”, tha Presidenti Zelenski.
“Në çdo rast, Ukraina nuk do ta dorëzojë Donbasin.
Të qëndrojmë aty ku jemi do të thotë t'i japim popullit ukrainas një shans më të mirë për të shpëtuar fëmijët e tyre dhe për të sjellë ushtarët e tyre në shtëpi.
Unë besoj se kjo është e rëndësishme për ne. Nuk do të vdesim në heshtje. Do të luftojmë.
Do të bëhemi më të fortë çdo ditë. Dronët ukrainas mund të godasin qytete dhe zona të mëdha urbane në Rusi, jo vetëm fshatra të izoluara.
Ne do ta kthejmë luftën në territorin e tyre”, tha Presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments