MALTË | NJË TJETËR TRAGJEDI NË DETIN MESDHE; 10 EMIGRANTË TË VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read
Valetë, Maltë | Një tjetër tragjedi në Mesdheun qendror; dhjetë trupa u gjetën në ujërat malteze.
Emigrantët ishin në një varkë që u përmbys rreth 45 milje në lindje të ishullit.
Numri i të vdekurve përgjatë kësaj rruge migrimi këtë vit shkoi në të paktën 830.
Anija që u përmbys ishte nisur nga brigjet libiane.
Me kërkesë të autoriteteve malteze, një njësi e Rojës Bregdetare italiane ndërhyri në zonë dhe bashkëpunoi në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonën malteze të përgjegjësisë.
Një anije peshkimi në zonë thuhet se nxori rreth 48 persona të gjallë, krahasuar me rreth 60 të deklaruar në nisje.
Anija patrulluese italiane, e devijuar menjëherë në zonë nxorri 10 trupa.
Disa arritën në Itali shëndoshë e mirë, me ndihmën e anijeve humanitare që lundronin në Mesdheun qendror.
Shumë nga personat e shpëtuar të anijembytur raportuan se ishin ndaluar arbitrarisht në Libi, viktima të dhunës, zhvatjes dhe torturës.
47 migrantë të tjerë mbërritën në Kortone (Crotone) të shtunën në bordin e anijes Luis Mishel (Louise Michel).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments