top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): JEMI GATI T'U PËRGJIGJEMI SULMEVE HIBRIDE.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Ne po përgatitemi të përballemi me sulme të mëtejshme hibride, madje edhe serioze. Nëse do të ndodhnin, ne do të reagonim shpejt dhe me vendosmëri të madhe, njësoj si në Leipzig”. Kështu tha kancelari federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) në një konferencë për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe me kryeministrin holandez Rob Jetten. Kancelari Merc (Merz) iu referua sulmit të tentuar me dron në aeroportin e Le
Agjencia Telegrafike Vox
ITALI | KOMITETI I MBROJTJES I DHOMËS SË DEPUTETËVE: 10 MIJË TRUPA USHTARAKE NË FUNKSION TË OPERACIONIT “RRUGË TË SIGURTA”.
Romë, Itali | Komiteti i Mbrojtjes i Dhomës së Deputetëve miratoi një rezolutë që synonte forcimin e Operacionit “Rrugë të Sigurta”, duke rritur numrin e personelit ushtarak të vendosur në të gjithë vendin nga afërsisht 6800 në 10000. Rritja e planifikuar është 3200 njësi, që do të ndahen për sigurinë e qyteteve, stacioneve hekurudhore dhe vendeve të ndjeshme. Rezoluta bën thirrje gjithashtu për zgjerimin e pranisë ushtarake në 61 kryeqytetet provinciale që aktualisht nuk kan
Agjencia Telegrafike Vox
VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ: PARAQITA PROPOZIM PËR DEKRIMINALIZIMIN E KRIMEVE TË TË MENDUARIT.
Karakas, Venezuelë | “Ne vazhdojmë në rrugën drejt një faze të re të bashkëjetesës civile në Venezuelë. I kam kërkuar Asamblesë Kombëtare që të reformojë pjesërisht Ligjin Kushtetues Kundër Urrejtjes, për Bashkëjetesë Paqësore dhe Tolerancë, me qëllim promovimin e dekriminalizimit të llojeve të caktuara të krimeve”. Kështu tha presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi (Delcy) Rodriguez, në rrjetet shoqërore virtuale, në lidhje me “Ligjin Kundër Urrejtjes” të promovuar nga
Agjencia Telegrafike Vox
KILI | MBI 200 PERSONALITETE I BËNË THIRRJE TË MAJTËS LATINO-AMERIKANE TË DËNOJË QEVERINË E DIKTATORIT DANIEL ORTEGA DHE BASHKËSHORTES SË TIJ DIKTATORE ROSARIO MURILLO NË NIKARAGUA.
Santiago, Kili | Mbi 200 politikanë, parlamentarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, intelektualë, akademikë, artistë dhe aktivistë nga vende të ndryshme u kanë bërë thirrje forcave demokratike, progresive dhe të krahut të majtë në Amerikën Latine që të dënojnë qeverinë e diktatorit Daniel Ortega dhe bashkëshortes së tij diktatore Rosario Murillo në Nikaragua. Deklarata, e titulluar “Vetëvendosje dhe Sovranitet për Nikaraguan”, u botua dje dhe udhëhiqet nga ish-presidenti k
Agjencia Telegrafike Vox
BOLIVI | DY NJËSI TË POSAÇME KUNDËR DROGËS DO TË VENDOSEN NË KUFIRIN ME BRAZILIN ME NDIHMËN E SHBA-ës.
La Paz, Bolivi | “Bolivia do të krijojë dy njësi elitare kundër drogës në zonat pranë kufirit me Brazilin, me mbështetjen e ShBA-ës, për të luftuar dhunën që i atribuohet organizatave të trafikimit të drogës”. Kështu njoftoi ministri Marko (Marco) Antonio Oviedo, i cituar nga agjencia spanjolle e lajmeve “Efe”, duke shpjeguar se njësitë do të vendosen në departamentet e Santa Kruz-it dhe Beni-t dhe se do të mbështeten nga instruktorë të huaj. Njëra nga të dyja mund të vendose
Agjencia Telegrafike Vox
ARGJENTINË | MINISTRI I EKONOMISË LUIS KAPUTO (CAPUTO): JAPONIA RIHAPI TREGUN PËR MISHIN E VIÇIT ARGJENTINAS PAS 20 VITESH.
Buenos Aires, Argjentinë | “Pas 20 vitesh, Japonia ka rihapur tregun e saj për mishin e viçit argjentinas”. Kështu njoftoi ministri argjentinas i ekonomisë, Luis Kaputo (Caputo), në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke e quajtur aktin një marrëveshje historike të arritur pas negociatave të nisura në vitin 2024 nga autoritetet argjentinase. Japonia importon mbi 3 miliardë dollarë mish viçi me cilësi të lartë nga e gjithë bota çdo vit. Kjo hapje, krijon mundësi të reja për pr
Agjencia Telegrafike Vox
SALVADOR | ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME DO TË MBAHEN MË 28 SHKURT 2027; MANDATI I PRESIDENTIT DO TË JETË 6 VJET; MANDATI I DEPUTETIT DO TË JETË 3 VJET.
Qyteti i Salvadorit, Salvador | “Gjykata Supreme Zgjedhore (TES) e Salvadorit shpalli zyrtarisht zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur presidentin dhe nënkryetarin e Republikës, anëtarët e Parlamentit dhe këshilltarët e qytetit. Dekreti u miratua unanimisht nga TES-i”. Kështu raportuan entet mediatike vendore. Në total, do të jenë 582 pozicione të zgjedhura për t’u kapur. Presidenti dhe nënkryetari i zgjedhur do të shërbejnë për një mandat gjashtëvjeçar; nga 1 qershori 202
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | PARTIA KOMUNISTE KA FRIKË NGA SHTYPI I LIRË; GAZETARI I PAVARUR HENRI KONSTANTIN (HENRY CONSTANTÍN) FERREIRO U ARRESTUA NGA SIGURIMI I SHTETIT.
Havanë, Kubë | Gazetari i pavarur Henri Konstantin (Henry Constantín) Ferreiro, drejtor i entit mediatik dixhital “La Hora de Cuba” (Ora e Kubës), është në paraburgim në burgun e sigurisë maksimale “Kilo 7”, në Kamauëi (Camagüey), në pjesën qendrore-lindore të vendit. Ai u arrestua më 16 shtator dhe u transferua në burg më 24 shtator. Sipas Reporterëve pa Kufij (RSF), ai akuzohet për mosbindje për mosparaqitje në një thirrje nga autoritetet, një akuzë që ai e mohon. RSF-ja ka
Agjencia Telegrafike Vox
KOLUMBI | QEVERIA RIFILLOI PUNIMET NË SUPER-BURGUN RENASER.
Bogotë, Kolumbi | Qeveria kolumbiane ka rinisur ndërtimin e burgut Renaser (Renacer) në departamentin verior të Magdalenës. Burgu do të strehojë të burgosurit më të rrezikshëm dhe është projektuar sipas modelit të Qendrës për Kufizimin e Terrorizmit (CECOT) të Salvadorit. Objekti, me një kapacitet prej 1974 vendesh, është tashmë afërsisht 88% i përfunduar dhe qeveria synon ta përfundojë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërtimi filloi gjatë administratës së ish-presidentit
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: PARALAJMËRIMI PËR KALININGRADIN NUK ISHTE NJË DEKLARATË KONFRONTUESE.
Moskë, Federata Ruse | “Paralajmërimi i Rusisë drejtuar NATO-s në lidhje me reagimin e mundshëm të Moskës me arsenalin e saj të plotë në rast të përpjekjeve për të bllokuar Kaliningradin nuk duhet të interpretohet si një deklaratë konfrontuese”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | KORPUSI I GARDËS REVOLUCIONARE: TËRHEQJA E FORCAVE AMERIKANE NGA IRAKU ËSHTË NJË FITORE HISTORIKE.
Teheran, Iran | Korpusi i Gardës Revolucionare (IRGC) i Republikës Islamike të Iranit e ka quajtur tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku fqinj, të cilat ishin vendosur për më shumë se një dhjetëvjeçari për të luftuar grupin e Shtetit Islamik, një fitore historike. “Dëbimi i Shteteve të Bashkuara nga Iraku është fryt i vendosmërisë së palëkundur të këtij kombi krenar për të mbrojtur pavarësinë e tij”, - tha Garda Revolucionare, e cila është në luftë me Shtetet e Bashkuara të
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | KRYEMINISTRI IZRAELIT BENJAMIN NETANJAHU: INFORMUAM LONDRËN PËR NJË SULM TË AFËRT TË PLANIFIKUAR NGA IRANI; LONDRA NA E SHPËRBLEU DUKE VENDOSUR SANKSIONE NDAJ NESH.
Uashington, Amerikë | Në një intervistë me entin mediatik vendor Faks Njuz (Fox News), kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu pohoi se Izraeli e kishte paralajmëruar Britaninë e Madhe për një sulm terrorist të sponsorizuar nga Irani, përpara komplotit të dyshuar të kohëve të fundit kundër një baze ajrore të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF). “Të nesërmen ata vendosën sanksione ndaj nesh”, tha kryeministri Netanjahu. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


