VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ: PARAQITA PROPOZIM PËR DEKRIMINALIZIMIN E KRIMEVE TË TË MENDUARIT.

Karakas, Venezuelë | “Ne vazhdojmë në rrugën drejt një faze të re të bashkëjetesës civile në Venezuelë.
I kam kërkuar Asamblesë Kombëtare që të reformojë pjesërisht Ligjin Kushtetues Kundër Urrejtjes, për Bashkëjetesë Paqësore dhe Tolerancë, me qëllim promovimin e dekriminalizimit të llojeve të caktuara të krimeve”.
Kështu tha presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi (Delcy) Rodriguez, në rrjetet shoqërore virtuale, në lidhje me “Ligjin Kundër Urrejtjes” të promovuar nga qeveria e ish-diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro në vitin 2017, pas valës së protestave popullore që kulmuan me vdekjen e mbi 150 protestuesve.
Ky është një ligj i përdorur gjerësisht nga Çavizmi për të kriminalizuar mospajtimin në nivel politik, shoqëror dhe mediatik përmes futjes së figurave kriminale dhe krimeve që vetë ligji i përcaktonte si të paparashkrueshme.
“Reforma e kërkuar synon të promovojë dekriminalizimin e sjelljes së parashikuar në instrumentin ligjor të lartpërmendur, si pjesë e iniciativave të ndërmarra nga qeveria kombëtare për të transformuar sistemin e drejtësisë penale të vendit tonë dhe për të promovuar pajtimin dhe bashkëjetesën demokratike midis venezuelianëve”, - tha presidentja e përkohshme Rodriguez në dokumentin e dërguar Parlamentit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit












Comments