top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARGJENTINË | MINISTRI I EKONOMISË LUIS KAPUTO (CAPUTO): JAPONIA RIHAPI TREGUN PËR MISHIN E VIÇIT ARGJENTINAS PAS 20 VITESH.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Oct 1
1 min read

Buenos Aires, Argjentinë | “Pas 20 vitesh, Japonia ka rihapur tregun e saj për mishin e viçit argjentinas”.


Kështu njoftoi ministri argjentinas i ekonomisë, Luis Kaputo (Caputo), në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke e quajtur aktin një marrëveshje historike të arritur pas negociatave të nisura në vitin 2024 nga autoritetet argjentinase.


Japonia importon mbi 3 miliardë dollarë mish viçi me cilësi të lartë nga e gjithë bota çdo vit.


Kjo hapje, krijon mundësi të reja për prodhimin dhe eksportet argjentinase.


Marrëveshja njeh gjithashtu cilësinë e mishit argjentinas dhe qëndrueshmërinë e sistemit të kujdesit shëndetësor.


“Më shumë tregje, integrim më i madh ndërkombëtar për Argjentinën, më shumë eksporte dhe më shumë mundësi për vendin”, - tha ministri Kaputo (Caputo).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page