SALVADOR | ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME DO TË MBAHEN MË 28 SHKURT 2027; MANDATI I PRESIDENTIT DO TË JETË 6 VJET; MANDATI I DEPUTETIT DO TË JETË 3 VJET.

Qyteti i Salvadorit, Salvador | “Gjykata Supreme Zgjedhore (TES) e Salvadorit shpalli zyrtarisht zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur presidentin dhe nënkryetarin e Republikës, anëtarët e Parlamentit dhe këshilltarët e qytetit.
Dekreti u miratua unanimisht nga TES-i”.
Kështu raportuan entet mediatike vendore.
Në total, do të jenë 582 pozicione të zgjedhura për t’u kapur.
Presidenti dhe nënkryetari i zgjedhur do të shërbejnë për një mandat gjashtëvjeçar; nga 1 qershori 2027 deri më 1 qershor 2033; anëtarët e parlamentit dhe këshillave bashkiake do të shërbejnë për një mandat trevjeçar.
Votimi do të unifikojë zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe bashkiake për herë të parë, pas reformës kushtetuese të vitit 2025 që e shtyu përfundimin e mandatit aktual presidencial në 1 qershor 2027.
Presidenti Naib (Nayib) Bukele do të jetë i kualifikuar të kandidojë për një mandat të tretë radhazi sipas reformës që prezantoi rizgjedhjen e menjëhershme presidenciale.
Kandidatët për vendet presidenciale dhe parlamentare mund të paraqiten nga 1 tetori deri më 19 nëntor, dhe për vendet bashkiake nga 9 deri më 19 nëntor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments