top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE KA FRIKË NGA SHTYPI I LIRË; GAZETARI I PAVARUR HENRI KONSTANTIN (HENRY CONSTANTÍN) FERREIRO U ARRESTUA NGA SIGURIMI I SHTETIT.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
6 days ago
1 min read

Havanë, Kubë | Gazetari i pavarur Henri Konstantin (Henry Constantín) Ferreiro, drejtor i entit mediatik dixhital “La Hora de Cuba” (Ora e Kubës), është në paraburgim në burgun e sigurisë maksimale “Kilo 7”, në Kamauëi (Camagüey), në pjesën qendrore-lindore të vendit.


Ai u arrestua më 16 shtator dhe u transferua në burg më 24 shtator.


Sipas Reporterëve pa Kufij (RSF), ai akuzohet për mosbindje për mosparaqitje në një thirrje nga autoritetet, një akuzë që ai e mohon.


RSF-ja ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm, duke raportuar se gjatë pesë ditëve të para të paraburgimit të tij, mbrojtjes së tij iu mohua qasja në dosjen e çështjes.


Organizata të tjera për lirinë e shtypit dhe të drejtat e njeriut kanë bërë gjithashtu thirrje për lirimin e gazetarit.


Sipas RSF, ndalimi i shtatorit ishte të paktën i 19-ti i Constantín-it, disa prej të cilave lidheshin me punën e tij gazetareske.


Zv.sekretari i Shtetit i ShBA-ës për Çështjet e Hemisferës Perëndimore, Juan Pablo Segura, bëri thirrje për lirimin e tij, duke e quajtur ndalimin të padrejtë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page