top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOLIVI | DY NJËSI TË POSAÇME KUNDËR DROGËS DO TË VENDOSEN NË KUFIRIN ME BRAZILIN ME NDIHMËN E SHBA-ës.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
1 day ago
1 min read

La Paz, Bolivi | “Bolivia do të krijojë dy njësi elitare kundër drogës në zonat pranë kufirit me Brazilin, me mbështetjen e ShBA-ës, për të luftuar dhunën që i atribuohet organizatave të trafikimit të drogës”.


Kështu njoftoi ministri Marko (Marco) Antonio Oviedo, i cituar nga agjencia spanjolle e lajmeve “Efe”, duke shpjeguar se njësitë do të vendosen në departamentet e Santa Kruz-it dhe Beni-t dhe se do të mbështeten nga instruktorë të huaj.


Njëra nga të dyja mund të vendoset në San Injacio de Velasco ose San Matias, në departamentin e Santa Kruz-it, ndërsa tjetra do të jetë në Santa Ana del Jakuma (Yacuma), në departamentin e Beni.


Ministri Oviedo njoftoi gjithashtu një takim me autoritetet braziliane për të forcuar koordinimin midis sistemeve të policisë dhe inteligjencës.


Njoftimi vjen pas një misioni të qeverisë boliviane në Uashington, ku një delegacion u takua me përfaqësues të Departamenteve të Shtetit, të Luftës dhe të Thesarit, si dhe me Agjencinë Amerikane të Zbatimit të Ligjit për Drogën (DEA).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page