ITALI | KOMITETI I MBROJTJES I DHOMËS SË DEPUTETËVE: 10 MIJË TRUPA USHTARAKE NË FUNKSION TË OPERACIONIT “RRUGË TË SIGURTA”.

Romë, Itali | Komiteti i Mbrojtjes i Dhomës së Deputetëve miratoi një rezolutë që synonte forcimin e Operacionit “Rrugë të Sigurta”, duke rritur numrin e personelit ushtarak të vendosur në të gjithë vendin nga afërsisht 6800 në 10000.
Rritja e planifikuar është 3200 njësi, që do të ndahen për sigurinë e qyteteve, stacioneve hekurudhore dhe vendeve të ndjeshme.
Rezoluta bën thirrje gjithashtu për zgjerimin e pranisë ushtarake në 61 kryeqytetet provinciale që aktualisht nuk kanë një të tillë dhe punësimin e karabinierëve shtesë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments