KILI | MBI 200 PERSONALITETE I BËNË THIRRJE TË MAJTËS LATINO-AMERIKANE TË DËNOJË QEVERINË E DIKTATORIT DANIEL ORTEGA DHE BASHKËSHORTES SË TIJ DIKTATORE ROSARIO MURILLO NË NIKARAGUA.

Santiago, Kili | Mbi 200 politikanë, parlamentarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, intelektualë, akademikë, artistë dhe aktivistë nga vende të ndryshme u kanë bërë thirrje forcave demokratike, progresive dhe të krahut të majtë në Amerikën Latine që të dënojnë qeverinë e diktatorit Daniel Ortega dhe bashkëshortes së tij diktatore Rosario Murillo në Nikaragua.
Deklarata, e titulluar “Vetëvendosje dhe Sovranitet për Nikaraguan”, u botua dje dhe udhëhiqet nga ish-presidenti kilian Gabriel Boriç (Boric), i cili ushtroi detyrën nga viti 2022 deri në vitin 2026.
Nënshkruesit bëjnë thirrje për lirimin e të burgosurve politikë, rivendosjen e lirive publike dhe kushtet që u lejojnë nikaraguanasve të vendosin lirisht për të ardhmen e tyre.
Nënshkruesit përfshijnë gjithashtu përfaqësues të së majtës latino-amerikane dhe progresivizmit, përfshirë kryetarin e bashkisë së Montevideos, Mario Bergara, dhe ish-ministren e jashtme kiliane Antonia Urrejola (2022-2023), e cila shërbeu si raportuese për Komisionin Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut në Nikaragua.
Dokumenti gjithashtu argumenton se parimet e revolucionit sandinist nuk mund të përdoren për të justifikuar përqendrimin e pushtetit dhe përndjekjen (persekutimin) politik.
Apeli vjen ndërsa situata e Nikaraguas rikthehet në plan të parë të debatit rajonal, veçanërisht në dritën e Takimit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS), i planifikuar për 2 tetor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments