top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


LIBAN | QEVERIA NJOFTOI SE DO TË ARRESTOJË ÇDO ANËTAR TË GARDËS REVOLUCIONARE QË VEPRON NË VEND.
Bejrut, Liban | Qeveria libaneze ka vendosur të ndalojë çdo aktivitet të mundshëm ushtarak nga Garda Revolucionare Iraniane dhe të rivendosë kërkesat për vizë për iranianët që hyjnë në vend, një masë që synon të shënjestrojë grupin pro-iranian Hezbollah. “ Kabineti vendosi që, nëse konfirmohet prania e anëtarëve të Gardës Revolucionare Iraniane në Liban, do të ndalojë çdo aktivitet dhe do t’i arrestojë anëtarët me qëllim ekstradimin e tyre ”. Kështu tha Ministri i Informacion
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | SEANCË E RE E ASAMBLESË SË EKSPERTËVE PËR TË ZGJEDHUR UDHËHEQËSIN E RI SUPREM; KUNDËRSHTOHET EMRI I MOJTABA KHAMENEIT (DJALIT TË AJATOLLAHUT TË VRARË).
Teheran, Iran | “ Asambleja e Ekspertëve të Iranit, e thirrur për të zgjedhur një Udhëheqës të ri Suprem pas vdekjes së Ali Khameneit, do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme sot ”. Kështu raporton enti mediatik disident me seli në Londër “ Iran International ” duke shtuar se Garda Revolucionare po bën presion për të njoftuar zyrtarisht emërimin e z. Mojtaba Khamenei, djalit të Ajatollahut të vrarë të shtunën e kaluar në një sulm izraelit, pavarësisht kundërshtimit nga disa
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | SHTABI I PËRGJITHSHËM I FORCAVE TË ARMATOSURA MOHOI SULMIN ME DRONË NDAJ AZERBAJXHANIT.
Teheran, Iran | Ushtria iraniane mohon se ka nisur një sulm me dronë ndaj Azerbajxhanit. “ Veprime të tilla nga Izraeli që synojnë prishjen e marrëdhënieve midis vendeve myslimane përmes mjeteve të ndryshme kanë një histori precedentësh. Një veprim i tillë u krye nga ai regjim për të akuzuar Iranin ”. Kështu tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Iraniane, i cituar nga agjencia iraniane “ ISNA ”, duke mohuar se Ushtria kishte lëshuar dronë kundër enklavës azerbajxh
Agjencia Telegrafike Vox


AZERBAJXHAN | DRONËT IRANIANË GODITËN NJË AEROPORT.
Baku, Azerbajxhan | Tensionet po rriten edhe në Azerbajxhan. Një dron iranian goditi terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Nakhiçevanit (Nakhichevan) në enklavën azerbajxhanase me të njëjtin emër, e cila, ndodhet 10 kilometra larg kufirit iranian. Të paktën dy veta u plagosën - sipas autoriteteve azerbajxhanase. Videot e filmuara në vendngjarje tregojnë dëme të mëdha në aeroport dhe re tymi të zi; sulmi me sa duket shkaktoi zjarr. Sipas agjencisë së lajmeve qeveritare të Az
Agjencia Telegrafike Vox


LIBAN | UDHËHEQËSI I HEZBOLLAHUT SHEIKU NAIM KASEM (QASSEM): NUK DO TË DORËZOHEMI.
Bejrut, Liban | Udhëheqësi i Hezbollahut, Sheiku Naim Kasem (Qassem), tha se lëvizja shiite libaneze do të vazhdojë të luftojë Izraelin për sa kohë që ekziston pushtimi, duke thënë se rezistenca e armatosur mbetet një e drejtë legjitime. Fjalimi vjen në mes të përleshjeve të vazhdueshme përgjatë kufirit libano-izraelit dhe frikës në rritje në Bejrut për një zgjerim të mundshëm të ofensivës izraelite në jug. “ Për sa kohë që ekziston pushtimi, rezistenca dhe armatimi i saj jan
Agjencia Telegrafike Vox


MIJËRA KURDË KANË FILLUAR OFENSIVË TOKËSORE NË IRAN.
Uashington, Amerikë | “ Mijëra luftëtarë kurdë kanë nisur një ofensivë tokësore kundër Iranit ”. Kështu i tha një zyrtar amerikan entit mediatik “ Fox News ”. Lajmi u rilançua edhe nga enti mediatik “ Axios ”, përsëri nga burime amerikane, sipas të cilave, ofensiva u nis në veriperëndim të vendit. Më parë, media amerikane raportoi se grupet disidente iraniano-kurde me bazë në Irakun verior po përgatiteshin për një operacion të mundshëm ushtarak përtej kufirit me Iranin, dhe S
Agjencia Telegrafike Vox


IZRAELI ËSHTË NËN SULM NGA IRANI DHE NGA HEZBOLLAHU.
Jeruzalem, Izrael | Për herë të parë që nga armëpushimi 15-mujor, Hezbollahu sulmoi Tel Avivin dhe zonat qendrore të vendit të martën në mbrëmje. Të mërkurën, dronë nga Libani u lëshuan në qytet njëkohësisht me raketa nga Irani, në një operacion të koordinuar që synon më tej Izraelin verior me një breshëri municionesh në Haifa dhe Galile. Bombat me thërmim goditën Metulën, një qytet në kufirin midis dy vendeve, ku skuadrat e bombave të policisë ndërhynë për të neutralizuar ko
Agjencia Telegrafike Vox


IRAKU GJENDET NË ERRËSIRË TOTALE PËR SHKAK TË MUNGESËS SË ENERGJISË ELEKTRIKE.
Bagdad, Irak | Iraku është përfshirë nga një ndërprerje totale e energjisë elektrike, sipas autoriteteve të vendit. Ndërkohë, sipas gazetarëve në vendngjarje, shpërthime të reja janë dëgjuar në Erbil. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


LIBAN | FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT HYRI NË QYTETIN JUGOR TË KHIAMIT (6 KM LARG KUFIRIT).
Bejrut, Liban | “ Ushtria izraelite hyri në qytetin jugor libanez Khiam, rreth gjashtë kilometra larg kufirit ”. Kështu raportoi agjencia zyrtare libaneze e lajmeve “ ANI ”. Dje, Izraeli nisi një ndërhyrje tokësore në zonën kufitare në Libanin jugor, paralelisht me fushatën e tij të sulmeve ajrore kundër fortesave të grupit pro-iranian Hezbollah. “ Një sulm ajror izraelit goditi një ndërtesë katërkatëshe në qytetin lindor libanez të Baalbek-ut ”, sipas mediave shtetërore. Agj
Agjencia Telegrafike Vox


TRAFIKU I CISTERNAVE TË NAFTËS NË NGUSHTICËN E HORMUZIT U UL ME 90%.
Paris, Francë | “ Trafiku i cisternave të naftës në Ngushticën e Hormuzit ka rënë me 90% që nga fillimi i luftës me Iranin ”. Kështu raportoi shoqëria e inteligjencës së tregut të energjisë “ Kpler ” në rrjetin social virtual Iks (X). “ Ndryshe nga llojet e tjera të anijeve, lëvizjet e të cilave kanë pushuar kryesisht, disa anije cisternë ende po kalojnë ngushticën nga lindja në perëndim, disa me transponderët e tyre të fikur ”, tha z. Met Rait (Matt Wright) - analist në “ Kp
Agjencia Telegrafike Vox


SRI LANKË | TË PAKTËN 80 TË VDEKUR NGA FUNDOSJA E NJË ANIJEJE IRANIANE.
Kolombo, Sri Lankë | “ Të paktën 80 veta janë vrarë në një sulm të nëndetëses amerikane ndaj një anijeje luftarake iraniane në Oqeanin Indian ”. Kështu tha një zv/ministër i jashtëm i Sri Lankës në një intervistë me një ent mediatik vendor - i cituar nga agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRI I JASHTËM UANG JI (WANG YI): DO TË DËRGOJMË NJË TË DËRGUAR TË POSAÇËM PËR LINDJEN E MESME PËR TË KRYER NDËRMJETËSIM.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | “ Ministri i Jashtëm Uang Ji (Wang Yi) tha se RPK-ës do të dërgojë të dërguarin e saj të posaçëm për çështjet e Lindjes së Mesme në rajon për të kryer përpjekje ndërmjetësimi ”. Kështu raportoi agjencia kineze e lajmeve “ Xinhua ”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


