top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN | SEANCË E RE E ASAMBLESË SË EKSPERTËVE PËR TË ZGJEDHUR UDHËHEQËSIN E RI SUPREM; KUNDËRSHTOHET EMRI I MOJTABA KHAMENEIT (DJALIT TË AJATOLLAHUT TË VRARË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Teheran, Iran | Asambleja e Ekspertëve të Iranit, e thirrur për të zgjedhur një Udhëheqës të ri Suprem pas vdekjes së Ali Khameneit, do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme sot”.


Kështu raporton enti mediatik disident me seli në Londër “Iran International” duke shtuar se Garda Revolucionare po bën presion për të njoftuar zyrtarisht emërimin e z. Mojtaba Khamenei, djalit të Ajatollahut të vrarë të shtunën e kaluar në një sulm izraelit, pavarësisht kundërshtimit nga disa anëtarë që kundërshtojnë udhëheqjen trashëgimore.


Burime të Asamblesë i thanë entit mediatik “Iran International” se të paktën tetë anëtarë nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme për të protestuar ndaj presionit të fortë nga Pasdarani mbi emrin e z. Mojtaba.


Garda pohon, se duke pasur parasysh kushtet e veçanta të vendit, Udhëheqësi i ri duhet të shpallet sa më shpejt të jetë e mundur dhe se çdo vonesë mund të përkeqësojë paqëndrueshmërinë dhe të thellojë boshllëkun e vendimmarrjes në nivelet më të larta të sistemit.


Pasi seanca e së martës së kaluar në Kom (Qom) përfundoi pa rezultate për shkak të sulmeve ajrore izraelite, disa burime thonë se takimi i sotëm do të mbahet në internet dhe do të zhvillohet nga një ndërtesë pranë faltores së Fatima Masumeh-ut, gjithashtu në Kom (Qom).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page