LIBAN | FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT HYRI NË QYTETIN JUGOR TË KHIAMIT (6 KM LARG KUFIRIT).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Bejrut, Liban | “Ushtria izraelite hyri në qytetin jugor libanez Khiam, rreth gjashtë kilometra larg kufirit”.
Kështu raportoi agjencia zyrtare libaneze e lajmeve “ANI”.
Dje, Izraeli nisi një ndërhyrje tokësore në zonën kufitare në Libanin jugor, paralelisht me fushatën e tij të sulmeve ajrore kundër fortesave të grupit pro-iranian Hezbollah.
“Një sulm ajror izraelit goditi një ndërtesë katërkatëshe në qytetin lindor libanez të Baalbek-ut”, sipas mediave shtetërore.
Agjencia shtetërore Kombëtare e Lajmeve (NNA) e Libanit deklaroi se avioni armik shënjestroi një ndërtesë katërkatëshe në agim brenda një kompleksi banimi në Baalbek, një zonë nën kontrollin e Hezbollahut.
NNA-ja raportoi shumë martirë dhe se po punohet për të shpëtuar familjet nga rrënojat.
“Agjencia libaneze e lajmeve raporton se të paktën katër persona u vranë dhe gjashtë u plagosën në sulmin izraelit në Baalbek”, shkroi enti mediatik katarez “Al Jazeera”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments