AZERBAJXHAN | DRONËT IRANIANË GODITËN NJË AEROPORT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Baku, Azerbajxhan | Tensionet po rriten edhe në Azerbajxhan.
Një dron iranian goditi terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Nakhiçevanit (Nakhichevan) në enklavën azerbajxhanase me të njëjtin emër, e cila, ndodhet 10 kilometra larg kufirit iranian.
Të paktën dy veta u plagosën - sipas autoriteteve azerbajxhanase.
Videot e filmuara në vendngjarje tregojnë dëme të mëdha në aeroport dhe re tymi të zi; sulmi me sa duket shkaktoi zjarr.
Sipas agjencisë së lajmeve qeveritare të Azerbajxhanit, “APA”, dronë të tjerë janë rrëzuar në vende të tjera në të gjithë vendin.
“Njëri prej tyre, thuhet se ka rënë pranë një shkolle në fshatin Shakarabad”, raportoi enti mediatik “Euronews”.
Bakuja u përgjigj menjëherë me një deklaratë duke dënuar fuqimisht sulmet me dronë të nisura nga territori i Republikës Islamike të Iranit.
Autoritetet e Azerbajxhanit i kanë kërkuar Teheranit një shpjegim zyrtar sa më shpejt të jetë e mundur, duke kërkuar që sulmet të mos përsëriten dhe duke thirrur ambasadorin iranian në Baku.
Sulmi ndodhi në republikën autonome të Nakhiçevanit, një enklavë që kufizohet me territorin iranian dhe pjesërisht me Turqinë por dhe me rajonin Siunik të Armenisë.
“Ky sulm në territorin e Azerbajxhanit shkel normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe kontribuon në rritjen e tensioneve në rajon”, tha Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit në një deklaratë.
“Ne i bëjmë thirrje Republikës Islamike të Iranit që ta sqarojë çështjen sa më shpejt të jetë e mundur, të japë një shpjegim dhe të marrë masat e nevojshme urgjente për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të ngjashme në të ardhmen”, tha ai.
Deklarata theksoi gjithashtu se Azerbajxhani rezervon të drejtën për të marrë masa të përshtatshme hakmarrëse kundër Teheranit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments