MIJËRA KURDË KANË FILLUAR OFENSIVË TOKËSORE NË IRAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Mijëra luftëtarë kurdë kanë nisur një ofensivë tokësore kundër Iranit”.
Kështu i tha një zyrtar amerikan entit mediatik “Fox News”.
Lajmi u rilançua edhe nga enti mediatik “Axios”, përsëri nga burime amerikane, sipas të cilave, ofensiva u nis në veriperëndim të vendit.
Më parë, media amerikane raportoi se grupet disidente iraniano-kurde me bazë në Irakun verior po përgatiteshin për një operacion të mundshëm ushtarak përtej kufirit me Iranin, dhe Shtetet e Bashkuara u kishin kërkuar kurdëve irakianë t’i mbështesnin.
Kur u pyet për këtë çështje, Sekretari i Luftës Pit Hegsëth (Pete Hegseth) mbeti i paqartë, duke deklaruar se asnjë nga objektivat tanë nuk bazohet në mbështetjen ose armatosjen e ndonjë force të veçantë.
Pra, ne jemi të vetëdijshëm për atë që mund të bëjnë entitetet e tjera, por objektivat tona nuk përqendrohen në këtë.
Grupet kurde konsiderohen segmenti më i organizuar i opozitës së fragmentuar iraniane dhe besohet se kanë mijëra luftëtarë të trajnuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments