top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIBAN | UDHËHEQËSI I HEZBOLLAHUT SHEIKU NAIM KASEM (QASSEM): NUK DO TË DORËZOHEMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Bejrut, Liban | Udhëheqësi i Hezbollahut, Sheiku Naim Kasem (Qassem), tha se lëvizja shiite libaneze do të vazhdojë të luftojë Izraelin për sa kohë që ekziston pushtimi, duke thënë se rezistenca e armatosur mbetet një e drejtë legjitime.


Fjalimi vjen në mes të përleshjeve të vazhdueshme përgjatë kufirit libano-izraelit dhe frikës në rritje në Bejrut për një zgjerim të mundshëm të ofensivës izraelite në jug.


Për sa kohë që ekziston pushtimi, rezistenca dhe armatimi i saj janë një e drejtë legjitime njerëzore dhe ndërkombëtare”, deklaroi Sheiku Kasem (Qassem) në një fjalim të transmetuar në televizionin “al-Manar” - enti mediatik i Partisë Popullore të Zotit.


Sipas udhëheqësit të lëvizjes shiite, kjo e drejtë është e bazuar edhe në arkitekturën politike libaneze të krijuar pas luftës civile.


Është gjithashtu në përputhje me Marrëveshjen e Taifit”, deklaroi ai, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 1989 që i dha fund konfliktit civil libanez (1975-90).


Udhëheqësi i Hezbollahut më pas përsëriti vendosmërinë e lëvizjes për të vazhduar konfliktin ushtarak me Izraelin.


Zgjedhja jonë është t'i përballemi deri në pikën e sakrifikimit të jetës sonë (...) ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, deklaroi ai - duke folur për të drejtën ekzistenciale për vetëmbrojtje.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page