top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): MOSKA NA NDIHMON NË MËNYRA TË NDRYSHME; NUK ËSHTË SEKRET; RAKETAT TONA NUK E ARRIJNË DOT AMERIKËN.
Teheran, Iran | I pyetur për mundësinë që Irani të marrë mbështetje nga Rusia, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragçi (Araghchi) tha në një intervistë me entin mediatik amerikan “ NBC ” se bashkëpunimi midis Iranit dhe Rusisë nuk është asgjë e re, nuk është sekret. Ai nuk tha nëse inteligjenca ruse po e ndihmonte Iranin të gjente asetet ushtarake amerikane. “ Ata po na ndihmojnë në shumë mënyra të ndryshme; unë nuk kam informacion të detajuar ”, tha Minstri i Jashtëm Aragçi
Agjencia Telegrafike Vox


FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): SHKATËRRUAM BAZËN E FORCAVE HAPËSINORE TË GARDËS REVOLUCIONARE TË REGJIMIT IRANIAN.
Jeruzalem, Izrael | Ushtria izraelite tha se goditi atë që e përshkroi si Selia Qendrore e Forcave Hapësinore të Gardës Revolucionare Iraniane në Teheran. “ Si pjesë e sulmeve, Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) shënjestroi dhe çmontoi selinë e Forcave Hapësinore të Gardës Revolucionare Islamike të regjimit terrorist iranian ”, tha Ushtria. “ Selia qendrore shërbeu si një qendër pritjeje, transmetimi dhe kërkimi për Agjencinë Hapësinore Iraniane, të lidhur me ushtrinë e regjimi
Agjencia Telegrafike Vox


FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): VALA E SULMEVE NË IRAN U PËRMBYLL ME GODITJEN E 400 OBJEKTIVAVE USHTARAKE TË LLOJEVE TË NDRYSHME.
Jeruzalem, Izrael | Zëdhënësi i Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) tha se Forcat Ajrore përfunduan një valë të gjerë sulmesh në Iranin perëndimor dhe qendror gjatë 24 orëve të fundit, duke goditur më shumë se 400 objektiva të regjimit iranian, duke përfshirë lëshues raketash balistike dhe vende prodhimi armësh. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


EMIRATET E BASHKUARA ARABE SAPO MOHUAN TË KENË SULMUAR IRANIN.
Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe | Emiratet e Bashkuara Arabe mohojnë raportet e enteve mediatike izraelite se kanë shënjestruar një impiant desalcimi në Iran. “ Ministria e Jashtme deklaron, se në vetëmbrojtje kundër agresionit iranian, Emiratet e Bashkuara Arabe nuk po kërkojnë përshkallëzim, por rezervojnë të drejtën e plotë për të siguruar sigurinë e tyre ”, e thënë kjo sipas agjencisë turke të lajmeve “ Anadolu ”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafik
Agjencia Telegrafike Vox


EMIRATET E BASHKUARA ARABE SULMUAN IRANIN (PËR HERË TË PARË).
Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe | “ Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur sulmin e tyre të parë në Iran ”. Kështu raportuan entet mediatike izraelite - duke theksuar se sulmi kishte në shënjestër një impiant iranian të desalcimit. Izraeli beson se sulmi është, për momentin, thjesht një sinjal për regjimin iranian; megjithatë, nëse sulmet e Teheranit do të intensifikohen, ekziston një mundësi reale (raportuan mediat izraelite) që Emiratet t'i bashkohen konfliktit me një
Agjencia Telegrafike Vox


KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: KEMI PLAN SPECIFIK PËR NDRYSHIM NË IRAN.
Jeruzalem, Izrael | “ Ne kemi një plan specifik me mundësi të shumta për të dobësuar regjimin iranian dhe për të sjellë ndryshime ”. Kështu tha Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në llogarinë zyrtare në rrjetin social virtual Iks (X) në persisht. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


QIPRO | U MBAJT PROTESTË KUNDËR PRANISË SË BAZAVE USHTARAKE BRITANIKE; QYTETARËT KËRKOJNË MBYLLJEN E TYRE.
Nikozi, Qipro | “ Britania po përballet me thirrje në rritje për të tërhequr bazat e saj ushtarake nga Qiproja, ndërsa vendasit intensifikojnë protestat kundër objekteve, të cilat, i konsiderojnë kërcënim për sigurinë e tyre, pas një sulmi të paprecedentë me dron ndaj RAF-it Akrotiri ”. Kështu raportoi enti mediatik britanik “ The Guardian ” - pas demonstratave në rrugët e Nikozisë; ku protestuesit brohorisnin: “ Jashtë bazat e vdekjes ”. Protestuesit marshuan drejt pallatit
Agjencia Telegrafike Vox


KUVAJT | NË QYTETIN E KUVAJTIT DISA KULLA MORËN FLAKË PAS SULMIT ME DRONË.
Qyteti i Kuvajtit, Kuvajt | “ Një zjarr masiv përfshiu një kullë në Kuvajt City pas sulmeve me dronë. Flaka shpërtheu në një ndërtesë qeveritare të drejtuar nga Instituti Publik për Sigurimet Shoqërore ”. Kështu raportoi enti mediatik britanik “ The Guardian ”. ndërtesa kryesore e organizatës ishte në shënjestër, duke rezultuar në dëme materiale. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): DO TA NDJEKIM “KËMBA-KËMBËS” PASARDHËSIN E AJATOLLAH KHAMENEIT DHE CILËTDO QË PËRPIQEN TA EMËROJNË ATË.
Jeruzalem, Izrael | “ Pas largimit të tiranit Khamenei, regjimi terrorist iranian po përpiqet të riorganizohet dhe të zgjedhë një Udhëheqës të ri Suprem. Krahu i gjatë i Shtetit të Izraelit do të vazhdojë të persekutojë pasardhësin e tij dhe këdo që përpiqet ta emërojë atë ”. Kështu tha Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) në një postim në rrjetin social virtual Iks (X) në persisht. Kështu raportuan entet mediatike britanike dhe amerikane “ BBC ” dhe “ CNN ”. “ Ne i paralajmërojm
Agjencia Telegrafike Vox


IRANI ARRITI MARRËVESHJE PËR PASARDHËSIN UDHËHEQËSIT SUPREM TË IRANIT AJATOLLAH ALI KHAMENEI (EMRI NUK BËHET PUBLIK POR VETËKUPTOHET).
Teheran, Iran | “ Një konsensus i shumicës mbi trashëgiminë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është arritur pak a shumë ”. Kështu njoftoi Ajatollah Mohammadmehdi Mirbaqeri, anëtar i Asamblesë së Ekspertëve - siç raporton agjencia iraniane e lajmeve “ Mehr ”. Ajatollah Mohsen Heidari Alekasir, një anëtar tjetër i Asamblesë, tha se një kandidat u zgjodh bazuar në këshillën e udhëheqësit të ndjerë suprem; udhëheqësi iranian do të duhej të urrehej nga ar
Agjencia Telegrafike Vox


IRANI: SHBA-ës DHE IZRAELI SULMUAN 5 OBJEKTE NAFTE PRANË TEHERANIT.
Teheran, Iran | “ Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli goditën pesë objekte nafte gjatë sulmeve të natës në dhe përreth kryeqytetit iranian ”. Kështu tha një zyrtar për televizionin shtetëror. “ Mbrëmë, katër depo nafte dhe një qendër transporti produktesh nafte në Teheran dhe në lumin Alborz u sulmuan nga avionë armik ”, tha Drejtor ekzekutiv i Kompanisë Kombëtare Iraniane të Shpërndarjes së Produkteve të Naftës, për televizionin shtetëror, Keramat (Veiskarami) Veyskarami. “ Pesë
Agjencia Telegrafike Vox


IRANI: MUND TË LUFTOJMË PËR TË PAKTËN GJASHTË MUAJ TË TJERË.
Teheran, Iran | Irani tha se është i aftë të luftojë për të paktën gjashtë muaj të tjerë kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, në një luftë që ka hyrë në ditën e saj të nëntë. “ Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit janë të afta të vazhdojnë të paktën gjashtë muaj luftë intensive me ritmin aktual të operacioneve ”. Kështu tha zëdhënësi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naini, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve “ Fars ”. Nga z.
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


