top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EMIRATET E BASHKUARA ARABE SULMUAN IRANIN (PËR HERË TË PARË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe | Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur sulmin e tyre të parë në Iran”.


Kështu raportuan entet mediatike izraelite - duke theksuar se sulmi kishte në shënjestër një impiant iranian të desalcimit.


Izraeli beson se sulmi është, për momentin, thjesht një sinjal për regjimin iranian; megjithatë, nëse sulmet e Teheranit do të intensifikohen, ekziston një mundësi reale (raportuan mediat izraelite) që Emiratet t'i bashkohen konfliktit me një kapacitet të kufizuar.


Abu Dhabi njoftoi se mbrojtja ajrore zbuloi 17 raketa balistike, 16 prej të cilave u shkatërruan, ndërsa njëra ra në det.


U zbuluan gjithashtu 117 dronë, nga të cilët 113 u kapën dhe katër ranë brenda territorit të tij.


Enti mediatik publik izraelit “Kan” raportoi se Kryeministri Benjamin Netanjahu pati telefonatë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zaied Al Nahian (Zayed Al Nahyan), konkretisht në lidhje me sulmet iraniane kundër vendit të tij.


Sulmet e Pasdaran-it goditën gjithashtu hotele dhe aeroporte në Emirate.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page