top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


IRANI: BËHUNI GATI QË NJË FUÇI NAFTË TA BLINI 200 $.
Teheran, Irani | “ Përgatituni që çmimet e naftës të arrijnë 200 dollarë ($) për fuçi, sepse ato varen nga siguria rajonale që keni destabilizuar ”. Kështu paralajmëruan Forcat e Armatosura iraniane, në kulmin e krizës përgjatë Ngushticës së Hormuzit. “ Nuk do të lejojmë që asnjë litër naftë të arrijë në Shtetet e Bashkuara, Izrael dhe partnerët e tyre. Çdo anije ose cisternë që shkon drejt tyre do të jetë një objektiv legjitim ”, tha zëdhënësi i Selisë së Komandës Ushtar
Agjencia Telegrafike Vox


IZRAEL | MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): OPERACIONI NË IRAN VAZHDON PA KUFIZIME KOHORE; DERISA TA FITOJMË FUSHATËN USHTARAKE.
Jeruzalem, Izrael | “ Operacioni i udhëhequr nga Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Kryeministri Benjamin Netanjahu do të vazhdojë pafundësisht derisa të arrijmë të gjitha objektivat dhe të fitojmë fushatën ”. Kështu tha Ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), pas një vlerësimi të situatës të mbajtur në Shtabin e Mbrojtjes, së bashku me Shefin e Shtabit, kreun e Inteligjencës Ushtarake dhe kreun e Komandës së Frontit të Brendshëm (ndër shumë të tjerë). Nga
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | KOMANDANTI I MARINËS SË KORPUSIT TË GARDËS REVOLUCIONARE ISLAMIKE ALIREZA TANGSIRI: ANIJET DUHET T'I KËRKOJNË TEHERANIT LEJE PËR TË KALUAR NËPËR NGUSHTICËN E HORMUZIT.
Teheran, Iran | “ Çdo anije që synon të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit duhet të marrë leje nga Irani ”. Kështu tha Komandanti i Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike Alireza Tangsiri, në një postim në rrjetin social virtual Iks (X). “ A u siguruan anijet se mund të kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit? Kjo duhet t'u bëhet pyetje ekuipazheve të anijeve 'Express Rome' dhe 'Mayuree Naree', të cilat, sot, duke u mbështetur në premtime boshe, injoruan paralajmëri
Agjencia Telegrafike Vox


ARABIA SAUDITE | MINISTRIA E MBROJTJES: DY DRONË IRANINË U KAPËN NDËRSA PO SHKONIN DREJT NJË FUSHE NAFTE.
Arabia Saudite | “ Ministria saudite e Mbrojtjes tha se ushtria kapi dy dronë që po shkonin drejt një fushe nafte ”. Kështu raportoi enti mediatik francez “ AFP ”. Objekti ndodhet në Shaibah, në lindje të vendit dhe është një fushë gjigante, e vendosur pranë kufirit me Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila, është shënjestruar disa herë nga Irani që nga fillimi i ofensivës izraelito-amerikane. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.0
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | KOMANDA E BASHKUAR LUFTARAKE E FORCAVE TË ARMATOSURA IRANIANE: DO TË GODASIM BANKAT DHE QENDRAT EKONOMIKE AMERIKANE DHE IZRAELITE.
Teheran, Iran | “ Mbrëmë, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan një bankë në Iran. Si rezultat i veprimeve të paligjshme dhe jokonvencionale në luftë, armiku na ka dhënë liri të plotë për të goditur qendrat ekonomike dhe bankat që i përkasin regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara në rajon ”. Kështu njoftoi Shtabi Qendror i Khatamolanbia-s, Komanda e Bashkuar Luftarake e Forcave të Armatosura Iraniane. “ Amerikanët duhet të presin kundërmasat tona të dhimbshme; popullsi
Agjencia Telegrafike Vox


AGJENCIA BRITANIKE DETARE (UKMTO): TË PAKTËN 3 ANIJE U GODITËN SOT NË NGUSHTICËN E HORMUZIT; 14 INCIDENTE KUNDËR ANIJEVE QË NGA FILLIMI I LUFTËS MË 28.02.2026.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “ Të paktën tre anije u goditën sot pranë Ngushticës së Hormuzit, e cila, është bërë një pikë kyçe strategjike në luftën e Lindjes së Mesme. Një anije kontejnerësh, një anije mallrash dhe një anije transportuese me shumicë u goditën njëra pas tjetrës nga predha të panjohura ”. Kështu raportoi Agjencia Britanike Detare (UKMTO), e cila, tha se kishte regjistruar 14 incidente që synonin anijet që kur filloi lufta në Lindjen e Mesme më 28 shkurt. Ng
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | GARDA REVOLUCIONARE ISLAMIKE: ASNJË ANIJE AMERIKANE NUK GUXOI T’I AFROHEJ NGUSHTICËS SË HORMUZIT.
Teheran, Iran | Irani tha se asnjë anije amerikane nuk guxoi t’i afrohej Ngushticës së Hormuzit. Kështu thanë anëtarët e Gardës Revolucionare Islamike. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


MARINA AMERIKANE SHOQËROI NJË CISTERNË NAFTE NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
Uashington, Amerikë | Një anije e Marinës Amerikane shoqëroi me sukses një cisternë nafte përmes Ngushticës së Hormuzit. “ Presidenti po ruan stabilitetin global të energjisë gjatë operacioneve ushtarake në Iran ”, tha Sekretari amerikan i Energjisë Kris Rait (Chris Wright). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | KREU I KËSHILLIT SUPREM TË SIGURISË KOMBËTARE ALI LARIJANI KËRCËNOI PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) ME ELEMINIM FIZIK.
Teheran, Iran | “ Irani nuk ka frikë nga kërcënimet tuaja boshe ”. Kështu tha kreu i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, drejtuar Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), i cili, kishte kërcënuar se Shtetet e Bashkuara do ta godisnin Iranin më fort nëse ai bllokonte rrjedhën e naftës nga Ngushtica e Hormuzit. “ Ata më të mëdhenj se ju nuk mund ta eliminojnë Iranin, prandaj kini kujdes që të mos eliminoheni ”, tha ai në llogarinë e tij në rrjetin so
Agjencia Telegrafike Vox


SULME IRANIANE NË GJIRIN PERSIK | NJË BAZË USHTARAKE AMERIKANE U SULMUA GJITHASHTU.
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe | Sirenat ranë në Dubai, të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe në Bahrein. Irani kreu sulme të reja kundër vendeve të Gjirit. Riadi shkatërroi dy dronë në rajonin e tij lindor të pasur me naftë. Kuvajti rrëzoi gjashtë dronë. Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se kishte goditur bazën ajrore amerikane në Al-Harir; në Kurdistanin irakian, duke e shënjestruar atë me pesë raketa. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njoh
Agjencia Telegrafike Vox


FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF) URDHËROI EVAKUIM URGJENT TË LIBANIT JUGOR.
Jeruzalem, Izrael | Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) urdhëroi evakuimin urgjent të Libanit jugor. “ Ne përsërisim thirrjen tonë urgjente që ju të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja dhe të lëvizni menjëherë në veri të lumit Litani ”, shkroi zëdhënësi ushtarak Aviçai Adrai (Avichay Adraee) në rrjetin social virtual Iks (X) - duke shtuar se Izraeli po vepron me forcë kundër Hezbollahut në jug të lumit Litani. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): SULMET TONA DO TË VAZHDOJNË PËR AQ KOHË SA TË JETË E NEVOJSHME.
Teheran, Iran | “ Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se vendi do të vazhdojë sulmet me raketa për aq kohë sa të jetë e nevojshme ”. Kështu raportoi agjencia franceze e lajmeve “ Afp ”. Ministri Aragçi (Araghchi) përjashtoi mundësinë e bisedimeve pasi Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tha se lufta me Iranin do të përfundonte shumë shpejt. Ministri Aragçi (Araghchi) i tha transmetuesit amerikan “ PBS News ” se vendi i tij është gati të vazhdojë sulmet me raket
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


