IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): MOSKA NA NDIHMON NË MËNYRA TË NDRYSHME; NUK ËSHTË SEKRET; RAKETAT TONA NUK E ARRIJNË DOT AMERIKËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Teheran, Iran | I pyetur për mundësinë që Irani të marrë mbështetje nga Rusia, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragçi (Araghchi) tha në një intervistë me entin mediatik amerikan “NBC” se bashkëpunimi midis Iranit dhe Rusisë nuk është asgjë e re, nuk është sekret.
Ai nuk tha nëse inteligjenca ruse po e ndihmonte Iranin të gjente asetet ushtarake amerikane.
“Ata po na ndihmojnë në shumë mënyra të ndryshme; unë nuk kam informacion të detajuar”, tha Minstri i Jashtëm Aragçi (Araghchi).
“Ishin amerikanët ata që e filluan këtë luftë kundër nesh, duke na sulmuar, dhe ne po mbrojmë veten. Pra, është e qartë se raketat tona nuk mund të arrijnë tokën amerikane”, tha Ministri i Jashtëm Aragçi (Araghchi).
Ajo që mund të bëjmë është të sulmojmë bazat dhe instalimet amerikane përreth nesh, të cilat, për fat të keq ndodhen në tokën e vendeve tona fqinje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments