top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


VENDET E GJIRIT ULËN PRODHIMIN DITOR TË NAFTËS.
Uashington, Amerikë | “ Vendet e Lindjes së Mesme po e ulin prodhimin e tyre të përditshëm të naftës ”. Kështu raportoi agjencia amerikane e lajmeve “ Bloomberg ”. “ Arabia Saudite e ka ulur prodhimin e saj të naftës me 2 deri në 2.5 milionë fuçi në ditë; ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë ulur prodhimin e tyre me 500 mijë deri në 800 mijë fuçi në ditë. Kuvajti gjithashtu e ka ulur prodhimin me gjysmë milioni fuçi në ditë dhe Iraku me rreth 2.9 milionë ”, tha agjencia e
Agjencia Telegrafike Vox


KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: PO IA THYEJMË KOCKAT IRANIT POR ENDE NUK KEMI MBARUAR.
Jeruzalem, Izrael | Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se Izraeli ka qenë duke i thyer kockat fuqisë iraniane që nga fillimi i ofensivës së përbashkët të udhëhequr nga ShBA-ës më 28 shkurt, por se kjo nuk ka mbaruar ende. “ Ne synojmë ta udhëheqim popullin iranian drejt thyerjes së zgjedhës së tiranisë, por në fund të fundit varet prej tyre ”, tha Kryeministri Netanjahu, gjatë një vizite në një qendër urgjence të Ministrisë së Shëndetësisë izraelite - vonë mbrëmjen e djeshme
Agjencia Telegrafike Vox


EMIRATET E BASHKUARA ARABE | MINISTRIA E MBROJTJES: KAPËM 12 RAKETA DHE 17 DRONË TË LËSHUARA NGA IRANI.
Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe | “ Ministria e Mbrojtjes tha se forcat e saj të mbrojtjes ajrore zbuluan sot 15 raketa balistike, 12 prej të cilave u shkatërruan dhe tre ranë në det ”. Kështu raportoi enti mediatik katarez “ Al Jazeera ”. Gjithashtu u zbuluan tetëmbëdhjetë dronë; 17 prej të cilëve, u kapën; njëri prej tyre u rrëzua në territorin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Me këto lëshime të fundit, numri i përgjithshëm i raketave dhe dronëve të lëshuar në Emirate
Agjencia Telegrafike Vox


KATAR | KRYEMINISTRI MOHAMMED BIN ABDULRAHMAN AL THANI: GABIM I RREZIKSHËM NË LLOGARITJET E IRANIT NË RAPORTET ME VENDET E GJIRIT.
Doha, Katar | “ Sulmet e Teheranit kundër vendeve të Gjirit janë gabim i rrezikshëm në llogaritje. Ne kurrë nuk e prisnim këtë nga fqinji ynë; ne gjithmonë jemi përpjekur të ruajmë marrëdhënie të mira me Iranin, por justifikimet dhe pretekstet që ata po përdorin janë hedhur poshtë plotësisht ”. Kështu tha Kryeministri i Katarit, Sheiku Mohammed bin Abdulrahman al Thani për entin mediatik britanik “ SkyNews ” - duke folur për median për herë të parë që kur Katari u shënjestru
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | ZËDHËNËSI I MINISTRISË SË JASHTME ESMAIL BAGHAEI: OFENSIVA AMERIKANE KUNDËR IRANIT KA TË BËJË TËRËSISHT ME NAFTËN.
Teheran, Iran | “ Gjithçka ka të bëjë me naftën ”. Kështu shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, në rrjetin social virtual Iks (X) në lidhje me motivimin e vërtetë pas qëndrimit të Uashingtonit dhe luftës së tij të vazhdueshme kundër Iranit. Në mënyrë specifike, fjalët e zëdhënësit Baghaei u referohen deklaratave të bëra nga senatori amerikan Lindsei (Lindsey) Graham, i cili, duke folur për entin mediatik amerikan Faks Njuz (Fox News), tha se pas v
Agjencia Telegrafike Vox


MBRETËRIA E BAHREINIT | MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 32 SUBJEKTE U PLAGOSËN NGA NJË DRON IRANIAN (DISA PREJ TË CILËVE FËMIJË).
Manama, Mbretëria e Bahreinit | “ Një sulm me dron iranian në agim të së hënës plagosi 32 civilë në Sintra të Bahreinit. Katër prej tyre janë në gjendje të rëndë ”. Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë e cituar nga “ Agjencia e Lajmeve të Bahreinit ” dhe nga agjencia franceze e lajmeve “ Afp ”. “ Sulmi me dron iranian kundër rajonit Sitra plagosi 32 civilë, të cilët po trajtohen sipas protokolleve të përcaktuara mjekësore. Midis tyre janë katër raste serioze, përfshirë fëm
Agjencia Telegrafike Vox


ARABIA SAUDITE | MINISTRIA E JASHTME: DËNOJMË SULMET IRANIANE NË RAJONIN E GJIRIT.
Riad, Arabia Saudite | Arabia Saudite ka sulmuar ashpër Iranin, duke i quajtur sulmet e Teheranit kundër mbretërisë dhe fqinjëve të saj të Gjirit të dënueshme. “ Riadi ripërtërin dënimin kategorik të Mbretërisë së Arabisë Saudite për agresionin e dënueshëm të Iranit kundër Mbretërisë, shteteve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, disa vendeve arabe dhe islamike, dhe kombeve mike, i cili, nuk mund të pranohet ose justifikohet në asnjë rrethanë ”. Kështu u tha në një deklar
Agjencia Telegrafike Vox


FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): GODITËM OBJEKTIVA NË QYTETIN IRANIAN TË ISFAHANIT DUKE SYNUAR FORCAT VENDORE TË SIGURISË.
Jeruzalem, Izrael | Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) tha se goditi objektiva në qytetin iranian të Isfahanit, duke synuar forcat vendore të sigurisë. “ Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore, të udhëhequra nga inteligjenca ushtarake, goditën qendrat komanduese të Gardës Revolucionare Iraniane dhe forcave të tyre Basij, si dhe një uzinë prodhimi motorësh raketash dhe vende lëshimi raketash ”. Kështu raportoi enti mediatik izraelit “ The Times of Israel ” (Kohërat e Izrae
Agjencia Telegrafike Vox


REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | ZËDHËNËSI I MINISTRISË SË JASHTME GUO JIAKUN: KUNDËRSHTOJMË ÇDO VEPRIM TË SYNUAR KUNDËR UDHËHEQËSIT TË RI SUPREM TË IRANIT.
Pekin, Republika Poullore e Kinës | “ Vendimi i Iranit për të emëruar Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei-n si Udhëheqësin e ri Suprem, duke pasuar të atin, Ali-un, i cili, u vra në bombardimet izraelito-amerikane, është një çështje e brendshme ”. Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun, një konferencë për shtyp. “ Ky është një vendim i marrë nga pala iraniane bazuar në kushtetutën e saj ”, tha zëdhënësi Guo. “ Kina kundërshton ndërhyrjen në punët e brendshme të vend
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI U ZGJODH UDHËHEQËS I RI SUPREM NGA ASAMBLEJA E EKSPERTËVE; GARDA REVOLUCIONARE U ZOTUA T’I QËNDROJË BESNIKE.
Teheran, Iran | Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei, djali i ish-Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, i cili, u vra në sulmet e ShBA-ës dhe Izraelit më 28 shkurt, është zgjedhur si Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit nga Asambleja e Ekspertëve. Garda Revolucionare Iraniane (Ushtria ideologjike e Republikës Islamike të Iranit) u zotua t’i qëndrojë besnike. “ Korpusi mbështet zgjedhjen e Asamblesë së Nderuar të Ekspertëve (dhe) është gati për bindje dhe sakrificë të plotë për të përmbushur urd
Agjencia Telegrafike Vox


LIBAN | 517 MIJË TË ZHVENDOSUR NGA LUFTA E RE MES HEZBOLLAHUT DHE IZRAELIT.
Bejrut, Liban | Ministri i Çështjeve Sociale i Libanit Haneen Saied (Sayed) njoftoi se mbi gjysmë milioni njerëz janë regjistruar si të zhvendosur që nga shpërthimi i luftës së re midis Izraelit dhe Hezbollahut. Në një konferencë për shtyp, Ministri Saied (Sayed) deklaroi se numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë regjistruar emrat e tyre në një faqe interneti të lidhur me Ministrinë ka arritur në 517 mijë, nga të cilët, 117228 janë në strehimore qeveritare. Nga z. Erton Duka
Agjencia Telegrafike Vox


ARABIA SAUDITE | 2 TË VDEKUR + 12 TË PLAGOSUR NGA NJË SULM MBI NJË ZONË BANIMI.
Riad, Arabia Saudite | “ Një sulm ndaj një ndërtese banimi në Arabinë Saudite ka vrarë të paktën dy persona dhe ka plagosur një duzinë ”. Kështu njoftoi Agjencia e Mbrojtjes Civile - e cituar nga enti mediatk katarez “ Al Jazeera ”. “ Sulmi kishte në shënjestër një kompleks në Guvernatoratin qendror al-Kharj ”, raportoi Agjencia në fjalë në rrjetin social virtual Iks (X). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burim
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


