IRANI ARRITI MARRËVESHJE PËR PASARDHËSIN UDHËHEQËSIT SUPREM TË IRANIT AJATOLLAH ALI KHAMENEI (EMRI NUK BËHET PUBLIK POR VETËKUPTOHET).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Teheran, Iran | “Një konsensus i shumicës mbi trashëgiminë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është arritur pak a shumë”.
Kështu njoftoi Ajatollah Mohammadmehdi Mirbaqeri, anëtar i Asamblesë së Ekspertëve - siç raporton agjencia iraniane e lajmeve “Mehr”.
Ajatollah Mohsen Heidari Alekasir, një anëtar tjetër i Asamblesë, tha se një kandidat u zgjodh bazuar në këshillën e udhëheqësit të ndjerë suprem; udhëheqësi iranian do të duhej të urrehej nga armiku.
“Edhe Satani i Madh (ShBA) e përmendi emrin e tij”, tha Ajatollahu Heidari Alekasir.
Disa ditë më parë, Presidenti Tramp (Trump) e quajti djalin e Khameneit, Mojtaba, një zgjedhje të papranueshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments