top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
GAZË | SUBJEKTI POLITIK FATAH: REZULTATET PARAPRAKE TREGOJNË SE KEMI FITORE DËRRMUESE.
Gazë | Ndërsa numërimi i votave për zgjedhjet komunale në Bregun Perëndimor dhe qytetin Deir El-Balah të Gazës është ende duke u zhvilluar, subjekti politik Fatah deklaroi se listat e saj zgjedhore “Qëndrueshmëri dhe Bujari” fituan një fitore dërrmuese në zgjedhjet komunale të vitit 2026. Subjekti politik Fatah njoftoi fitoren në shumicën e këshillave vendore, duke përfshirë Hebronin, Tulkarmin, Salfitin, Al-Birehin dhe Jeninin, qytete në Bregun Perëndimor verior ku Autoritet
Agjencia Telegrafike Vox
PAKISTAN | KRYEMINISTRI SHEHBAZ SHARIF: PATA BISEDË TË PËRZEMËRT DHE KONSTRUKTIVE ME PRESIDENTIN IRANIAN MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN.
Islamabad, Pakistan | Kryeministri Shehbaz Sharif njoftoi se pati një bisedë telefonike të përzemërt dhe konstruktive me Presidentin iranian Masud (Masoud) Pezeshkian mbi situatën në zhvillim e sipër rajonale. “E vlerësova angazhimin e vazhdueshëm të Iranit, përfshirë vizitën në Islamabad të një delegacioni të nivelit të lartë të udhëhequr nga Ministri i Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi), të cilin, e takova këtë mëngjes. E përsërita se, me mbështetjen e miqve dhe partnerëve, Pa
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | GARDA REVOLUCIONARE: KONTROLLI I NGUSHTICËS SË HORMUZIT ËSHTË STRATEGJIA JONË PËRFUNDIMTARE NË KONFLIKTIM ME SHBA-ës DHE MBËSHTETËSVE TË TYRE NË RAJON.
Teheran, Iran | Garda Revolucionare tha se kontrolli i Ngushticës së Hormuzit, një pikë strategjike jetësore për furnizimet globale me naftë dhe gaz, përfaqëson strategjinë përfundimtare të Teheranit në konfliktin e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Kontrollimi i Ngushticës së Hormuzit dhe ruajtja e hijes së efektit të saj pengues ndaj Amerikës dhe mbështetësve të Shtëpisë së Bardhë në rajon është strategjia përfundimtare e Iranit Islamik”. Kështu tha Garda Revoluciona
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): DUHET TË KUPTOJMË NËSE SHBA-ës E MARRIN VËRTET SERIOZISHT DIPLOMACINË.
Teheran, Iran | Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), tha se vizita e tij në Pakistan ishte shumë e frytshme dhe vlerësoi angazhimin dhe përpjekjet vëllazërore të Islamabadit për të ndihmuar në rivendosjen e paqes në rajon, ndërsa shprehu dyshime rreth seriozitetit të angazhimit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një postim në rrjetin social virtual Iks (X), Ministri Aragçi (Araghchi) tha se ndante qëndrimin e Iranit mbi një kornizë të realizue
Agjencia Telegrafike Vox
VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ: AMNISTIA DHE REFORMAT PENALE PËRFUNDUAN.
Karakas, Venezuelë | Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi (Delcy) Rodriguez, njoftoi përfundimin e ligjit të amnistisë dhe nisjen e një reforme të sistemit penal, me qëllimin e deklaruar për ta bërë drejtësinë më efikase, të paanshme dhe të arritshme. Njoftimi, i transmetuar nga televizioni shtetëror, “VTV”, erdhi gjatë krijimit të Komisionit Kombëtar të ngarkuar me koordinimin e një konsultimi publik mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë. Presidentja Rodriguez sp
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | MINISTRIA E SHËNDETËSISË: GJASHTË TË VDEKUR NGA SULMET IZRAELITE.
Bejrut, Liban | “Sulmet ajrore të armikut izraelit në Libanin jugor sot rezultuan në martirizimin e gjashtë qytetarëve dhe plagosjen e dy të tjerëve”. Kështu tha Ministria libaneze e Shëndetësisë. “Dy persona u vranë në Uadi (Wadi) al-Hujair, dy në Tuline (Touline) dhe nga një në Srifa dhe Jater (Yater), të gjithë në Libanin jugor”, tha ajo. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
RRETH 43 ANIJE KONTEJNERËSH JANË ENDE TË BLLOKUARA NË GJIRIN PERSIK.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Sipas 'Lloyd's List', të paktën 43 anije kontejnerësh që i përkasin 10 kompanive më të mëdha të transportit detar në botë janë ende të bllokuara në Gjirin Persik”. Kështu raportoi enti mediatik katarez “Al Jazeera”. “Kompanitë kryesore të transportit detar kanë pezulluar shërbimet e tyre në rajon që nga fillimi i luftës kundër Iranit në fund të shkurtit, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme dhe kosto të rritura për tregtinë globale”. Kështu
Agjencia Telegrafike Vox
JAPONI | MINISTRIA E INDUSTRISË: DO TË LIROJMË REZERVA TË TJERA NAFTE PËR 20 DITË DUKE FILLUAR NGA MUAJI MAJ.
Tokio, Japoni | Menaxhimi i burimeve të energjisë në Japoni po bëhet gjithnjë e më kritik me zhvillimin e skenarit ndërkombëtar. Duke filluar nga 1 maji, qeveria e Tokios ka vendosur të fillojë një lirim të mëtejshëm të rezervave strategjike të naftës, ekuivalente me afërsisht 20 ditë konsum, duke pasur parasysh pasigurinë e vazhdueshme mbi rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Vendimi vjen pas liri
Agjencia Telegrafike Vox
KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: KAM URDHËRUAR USHTRINË (IDF) QË TË SULMOJË ME FORCË HEZBOLLAHUN NË LIBAN.
Jeruzalem, Izrael | “Pas shkeljeve të shumta të armëpushimit nga Hezbollahu, Zyra e Kryeministrit Izraelit njoftoi se Kryeministri Benjamin Netanjahu u ka urdhëruar Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të sulmojnë me forcë objektivat e Hezbollahut në Liban”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Ynet”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FYTYRA E UDHËHEQËSIT SUPREM TË IRANIT MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI ËSHTË AQ E SHPËRFYTYRUAR SA DO T'I DUHET KIRURGJI PLASTIKE.
Uashington, Amerikë | Udhëheqësi Suprem i Iranit, Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei, nuk ka shfaqur asnjë mesazh audio ose video që kur mori pushtetin, sepse fytyra e tij u dogj rëndë në sulmet ajrore izraelite më 28 shkurt. “Me moshë 56 vjeç, nuk dëshiron të duket i cenueshëm ose të tingëllojë i dobët”, i thanë katër zyrtarë iranianë entit mediatik “New York Times”, duke shtuar se këmba e Ajatollahut është operuar tre herë dhe është në pritje të një proteze, dhe ai gjithashtu i ës
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | ORGANIZATA TERRORISTE HEZBOLLAH KREU SULM ME RAKETA MBI IZRAEL.
Bejrut, Liban | Organizata terroriste nisi mbrëmë një sulm me raketa në një zonë në Izraelin verior në hakmarrje për shkeljet e armëpushimit nga ushtria izraelite, pak para fillimit të raundit të dytë të bisedimeve në Uashington midis ambasadorëve izraelitë dhe libanezë në ShBA-ës. “Për të mbrojtur Libanin dhe popullin e tij, në përgjigje të shkeljes së armëpushimit nga armiku izraelit dhe sulmeve të tij në qytetin Jater (Yater) në Libanin jugor, Hezbollahu shënjestroi vendba
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS HAPI TREGUN E SAJ NDAJ AFRIKËS | 52 VENDE DO TË MUNDEN TË EKSPORTOJNË PA TAKSA DOGANORE.
Kairo, Egjipt | “Republika Popullore e Kinës do t'i përjashtojë plotësisht eksportet egjiptiane nga taksat doganore duke filluar nga maji i vitit 2026, si pjesë e forcimit të lidhjeve tregtare të Pekinit me Afrikën”. Kështu raportuan entet mediatike shtetërore. Duke filluar nga 1 maji 2026, mediat egjiptiane raportojnë gjithashtu se eksportet egjiptiane në Kinë do të hyjnë në tregun kinez pa taksa, së bashku me mallra nga 52 vende të tjera afrikane. Nga z. Erton Duka. © Copyr
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


