PAKISTAN | KRYEMINISTRI SHEHBAZ SHARIF: PATA BISEDË TË PËRZEMËRT DHE KONSTRUKTIVE ME PRESIDENTIN IRANIAN MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Islamabad, Pakistan | Kryeministri Shehbaz Sharif njoftoi se pati një bisedë telefonike të përzemërt dhe konstruktive me Presidentin iranian Masud (Masoud) Pezeshkian mbi situatën në zhvillim e sipër rajonale.
“E vlerësova angazhimin e vazhdueshëm të Iranit, përfshirë vizitën në Islamabad të një delegacioni të nivelit të lartë të udhëhequr nga Ministri i Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi), të cilin, e takova këtë mëngjes.
E përsërita se, me mbështetjen e miqve dhe partnerëve, Pakistani mbetet i përkushtuar për të luajtur rolin e një ndërmjetësi të ndershëm dhe të sinqertë, duke punuar pa u lodhur për të promovuar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”.
Kështu tha Kryeministri Sharif në një postim në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments