top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FYTYRA E UDHËHEQËSIT SUPREM TË IRANIT MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI ËSHTË AQ E SHPËRFYTYRUAR SA DO T'I DUHET KIRURGJI PLASTIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Udhëheqësi Suprem i Iranit, Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei, nuk ka shfaqur asnjë mesazh audio ose video që kur mori pushtetin, sepse fytyra e tij u dogj rëndë në sulmet ajrore izraelite më 28 shkurt.


Me moshë 56 vjeç, nuk dëshiron të duket i cenueshëm ose të tingëllojë i dobët”, i thanë katër zyrtarë iranianë entit mediatik “New York Times”, duke shtuar se këmba e Ajatollahut është operuar tre herë dhe është në pritje të një proteze, dhe ai gjithashtu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në njërën dorë.


Fytyra dhe buzët e tij kanë pësuar djegie të rënda, duke ia vështirësuar të folurit dhe do t’i duhet një ndërhyrje kirurgjikale plastike”, raportoi enti mediatik “Times”.


Zyrtarët e lartë qeveritarë nuk e vizitojnë atë, nga frika se Izraeli mund t’i gjurmojë dhe ta vrasë; pjesa më e madhe e vendimmarrjes u delegohet gjeneralëve të Teheranit, jo udhëheqësve politikë”, raportoi enti mediatik në fjalë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page