RRETH 43 ANIJE KONTEJNERËSH JANË ENDE TË BLLOKUARA NË GJIRIN PERSIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Sipas 'Lloyd's List', të paktën 43 anije kontejnerësh që i përkasin 10 kompanive më të mëdha të transportit detar në botë janë ende të bllokuara në Gjirin Persik”.
Kështu raportoi enti mediatik katarez “Al Jazeera”.
“Kompanitë kryesore të transportit detar kanë pezulluar shërbimet e tyre në rajon që nga fillimi i luftës kundër Iranit në fund të shkurtit, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme dhe kosto të rritura për tregtinë globale”.
Kështu raportoi enti mediatik “Lloyd's List” - e cila është një revistë tregtare për industrinë e transportit detar.
“Disa anije që i përkasin CMA CGM, COSCO, Hapag-Lloyd dhe MSC kanë arritur të evakuohen … në mënyrë të sigurt, megjithëse dy anije MSC janë sekuestruar nga autoritetet iraniane”, raportoi “Lloyd's List”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments