top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): DUHET TË KUPTOJMË NËSE SHBA-ës E MARRIN VËRTET SERIOZISHT DIPLOMACINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Teheran, Iran | Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), tha se vizita e tij në Pakistan ishte shumë e frytshme dhe vlerësoi angazhimin dhe përpjekjet vëllazërore të Islamabadit për të ndihmuar në rivendosjen e paqes në rajon, ndërsa shprehu dyshime rreth seriozitetit të angazhimit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Në një postim në rrjetin social virtual Iks (X), Ministri Aragçi (Araghchi) tha se ndante qëndrimin e Iranit mbi një kornizë të realizueshme për t'i dhënë fund përgjithmonë luftës kundër Iranit, duke shtuar, se ende nuk e kam parë nëse Shtetet e Bashkuara janë vërtet serioze në lidhje me diplomacinë.


Kështu raportoi enti mediatik disident iranian me seli në Londër “Iran International”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page