top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
JEMEN | REBELËT HUTHI: GODITËM TRE AEROPORTE NË ARABINË SAUDITE.
Sanë, Jemen | “Forcat tona të armatosura shënjestruan aeroportin King Khalid në Riad me dy raketa lundrimi, aeroportin Najran me një raketë balistike dhe bazën ajrore në Khamis Mushait me një raketë balistike këtë mbrëmje. Sulmet ishin të sakta dhe të drejtuara, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut ajror në të dy aeroportet dhe dëme në to dhe në bazën ajrore”. Kështu tha zëdhënësi ushtarak i rebelëve Huthi, Jahja Sari (Yahya Saree) në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). Nga z.
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: NE DËSHIROJMË TË DASHURIT TANË; DO T’I QËROJMË HESAPET ME TË GJITHË VRASËSIT E HAMASIT; DO TA PËRFUNDOJMË MISIONIN.
Jeruzalem, Izrael | “Sot ndeza një qiri përkujtimor në Zyrën e Kryeministrit në Jeruzalem, në kujtim të të gjitha viktimave të 7 tetorit, të vrarë nga përbindëshat e Hamasit. Në këtë ditë, njerëzit bashkohen në kujtim dhe nostalgji për të dashurit tanë. Ne do ta përfundojmë misionin; kemi ardhur dhe do t'i qërojmë hesapet me të gjithë vrasësit”, - tha kryeministri Benjamin Netanjahu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegraf
Agjencia Telegrafike Vox
SULLTANATI I OMANIT | OKB-ja: 3.4 MILIARDË NJERËZ PËRBALLEN ME KRIZË STREHIMI; 1 MILIARD JETOJNË NË LAGJE TË VARFRA; STREHIMI I PËRSHTATSHËM NUK ËSHTË LUKS; ËSHTË THEMELI I NJË JETE DINJITOZE.
Muskt, Sulltanati i Omanit | Të mbledhur në Muskat të Omanit, në Ditën Botërore të Habitatit, përfaqësues të qeverive, shoqërisë civile dhe akademive bënë thirrje për veprime të menjëhershme për të trajtuar krizën e strehimit që prek gati 3.4 miliardë njerëz. “Strehimi i përshtatshëm nuk është luks. Është themeli i një jete dinjitoze dhe qyteteve të qëndrueshme”. Kështu tha drejtoresha ekzekutive e UN-Habitat, Programit të Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore, Anakl
Agjencia Telegrafike Vox
PAKISTAN | ISLAMABADI DHE ANKARAJA DO TË DËRGOJNË FORCA USHTARAKE NË ARABINË SAUDITE PËR TA MBROJTUR NGA SULMET E REBELËVE HUTHI TË MBËSHTETUR NGA IRANI.
Islamabad, Pakistan | Turqia dhe Pakistani, të lidhura me Arabinë Saudite nga një pakt i mbrojtjes së ndërsjellë, njoftuan në një deklaratë të përbashkët vendosjen e forcave ushtarake në mbretëri, e cila ka qenë shënjestër e sulmeve të rregullta nga rebelët Huthi të Jemenit. “Ministri saudit i mbrojtjes, Princi Khalid bin Salman, lëshoi një deklaratë pas një takimi urgjent në Riad midis nënshkruesve të Paktit të Mekës, marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes të nënshkruar n
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | PRESIDENTI ISAK (ISAAC) HERZOG: JEMI NË ZI PËR VIKTIMAT QË RANË MË 7 TETOR.
Jeruzalem, Izrael | Presidenti Isak (Isaac) Herzog dhe kryeministri Benjamin Netanjahu morën pjesë në një ceremoni shtetërore në malin Herzl në Jerusalem për të përkujtuar të rënët e luftës. “Ulja e flamurit shpreh zinë e përbashkët kombëtare të Shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij dhe i kushtohet kujtimit të grave dhe burrave, fëmijëve, foshnjave, të moshuarve, civilëve dhe ushtarëve që u vranë dhe ranë në sulmin terrorist të 7 tetorit 2023 dhe në luftën e ‘Shpatave të
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: REGJIMI IRANIAN ËSHTË I DESTINUAR TË ZHDUKET; NUK DO TË KETË QEVERI TË HAMASIT NË GAZË.
Jeruzalem, Izrael | “Edhe tre vjet më vonë, kur Izraeli është më i fortë se kurrë, orët e tmerrshme të masakrës së 7 tetorit, të cilat i zbuluan botës brutalitetin e armikut tonë, mbeten të skalitura në kujtesën tonë. Ne kurrë nuk kemi qenë dhe as nuk do të jemi kurrë si armiqtë tanë”. Kështu tha kryeministri Benjamin Netanjahu gjatë përkujtimit shtetëror për ushtarët e rënë, duke shënuar përvjetorin e tretë të fillimit të luftës me masakrën e 7 tetorit 2023. “Ne kemi krijuar
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | AGJENCIA E SIGURISË (SHIN BET) PARALAJMËROI QEVERINË SE ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS ËSHTË GATI TË SULMOJË PËRPARA ZGJEDHJEVE.
Jeruzalem, Izrael | “Gjatë mbledhjes së mbrëmshme të kabinetit politiko-ushtarak izraelit, shefi i Shin Bet-it (Agjencia e Sigurisë së Izraelit), David Zini, u paraqiti ministrave një paralajmërim specifik dhe shqetësues të inteligjencës, sipas të cilit Hamasi po intensifikon përpjekjet për të organizuar një sulm kompleks ose një operacion të synuar rrëmbimi”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Channel 12”. Sipas vlerësimeve, organizata terroriste Hamas synon të nisë opera
Agjencia Telegrafike Vox
JEMEN | FORCAT QEVERITARE SULMUAN REBELËT HUTHI PRANË NGUSHTICËS SË BAB EL-MANDEB-it.
Sanë, Jemen | “Forcat qeveritare të Jemenit kanë sulmuar pozicionet e rebelëve Huthi në distriktin Dhubab, i cili mbikëqyr ngushticën strategjike Bab el-Mandeb”. Kështu raportoi agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters). Dje, qeveria e njohur ndërkombëtarisht nisi një ofensivë për të rimarrë territorin e mbajtur nga rebelët Huthi. Brigadat pro-qeveritare thonë se trupat e tyre të para kanë mbërritur në zonën Bab el-Mandeb. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegra
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | MINISTRI I NAFTËS MOHSEN PAKNEJAD DHA DORËHEQJE.
Teheran, Iran | “Ministri i Naftës, Mohsen Paknejad, ka dhënë dorëheqjen”. Kështu njoftoi zyra e presidentit. Irani po përballet me radhë të gjata në stacionet e karburantit për shkak të pasojave të konfliktit në Lindjen e Mesme. “Pas pranimit të dorëheqjes së Mohsen Paknejad-it, Hamid Bord-i, drejtor ekzekutiv i Kompanisë Kombëtare të Naftës Iraniane, është emëruar Ministër i Përkohshëm i Naftës me dekret presidencial”, - u tha në deklaratën e lëshuar nga enti mediatik shtet
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | FILUAN FESTIMET E THEMELIMIT TË REPUBLIKËS.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Republika Popullore e Kinës filloi festimet e Ditës Kombëtare, 77-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore. Në Pekin, mijëra njerëz u mblodhën në sheshin Tiananmen për ceremoninë tradicionale të ngritjes së flamurit. Pas himnit kombëtar, flamuri kinez u ngrit në shesh, ku u lëshuan edhe pëllumba në fund të ceremonisë”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Xinhua”. Festa shënon fillimin e Javës së Artë, e cila do të vazhdojë de
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | GJYKATA SUPREME: PARTITË ARABE MUND TË MARRIN PJESË NË ZGJEDHJE.
Jeruzalem, Izrael | “Gjykata Supreme e Izraelit ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ka njoftuar se partitë arabe ‘Lista e Përbashkët’ dhe ‘Ra'am’ mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin (Knesset)”. Kështu raportuan entet mediatike vendore. Lidhur me zëvendësin Ofer Kasif (Cassif), Gjykata vuri në dukje se të gjithë gjyqtarët në panel distancohen nga deklaratat dhe veprimet skandaloze të tij, të cilat shkaktojnë neveri. Lidhur me “Li
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | KORPUSI I GARDËS REVOLUCIONARE: TËRHEQJA E FORCAVE AMERIKANE NGA IRAKU ËSHTË NJË FITORE HISTORIKE.
Teheran, Iran | Korpusi i Gardës Revolucionare (IRGC) i Republikës Islamike të Iranit e ka quajtur tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku fqinj, të cilat ishin vendosur për më shumë se një dhjetëvjeçari për të luftuar grupin e Shtetit Islamik, një fitore historike. “Dëbimi i Shteteve të Bashkuara nga Iraku është fryt i vendosmërisë së palëkundur të këtij kombi krenar për të mbrojtur pavarësinë e tij”, - tha Garda Revolucionare, e cila është në luftë me Shtetet e Bashkuara të
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


