top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRIA E TREGTISË: NDALIMI I “DEEP SEEK” NGA UASHINGTONI SHKEL MARRËVESHJEN PRESIDENCIALE DYPALËSHE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
19 hours ago
1 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Pekini akuzon Uashingtonin për shkelje të konsensusit të arritur nga presidentët Shi Xhinping (Xi Jinping) dhe Danlld Tramp (Donald Trump) duke ndaluar përdorimin e inteligjencës artificiale ‘DeepSeek’ në sistemet kompjuterike të agjencive federale civile”.


Kështu kumtoi Ministria e Tregtisë, duke i bërë thirrje Uashingtonit të heqë masat diskriminuese kundër kompanive kineze të teknologjisë dhe duke paralajmëruar se Pekini do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e kompanive të saj.


Masa e ShBA-ës, e motivuar nga shqetësimet për sigurinë kibernetike dhe ekspozimi i mundshëm i të dhënave të ndjeshme ndaj autoriteteve kineze, prek produktet “DeepSeek” dhe shërbimet e palëve të treta që integrojnë modelet e saj, por nuk shtrihet tek kompanitë private.


Ministria e Jashtme kineze shprehu kundërshtimin e saj ndaj vendimit, duke argumentuar se Uashingtoni po shfrytëzonte sigurinë kombëtare për të diskriminuar kompanitë kineze.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page