INDI | SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: INDIA DHE SHBA-ës JANË SHUMË AFËR ARRITJES SË NJË MARRËVESHJEJE TË TREGTISË SË LIRË.

Dehli i Ri, Indi | “Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio, gjatë vizitës së tij në Mumbai, deklaroi se India dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë, shumë afër një marrëveshjeje të mundshme të tregtisë së lirë”.
Kështu raportuan entet mediatike vendore.
“Mendoj se kanë mbetur vetëm disa pika për t'u finalizuar, kështu që mendoj se një përfundim do të arrihet së shpejti”, - tha sekretari Rubio, i cituar nga enti mediatik vendor “Times of India”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments