URUGUAI | SAMITI I SË MAJTËS SË AMERIKËS LATINE PARALAJMËROI PËR NDËRHYRJE RAJONALE TË SHBA-ës DUKE BËRË THIRRJE PËR UNITET DHE INTEGRIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 11 minutes ago
- 1 min read
Montevideo, Uruguai | Interesi i ripërtërirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjithë rajonin e Amerikës Latine, së bashku me riafirmimin e Doktrinës Monro (Monroe) nga administrata e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), e cila synon të pohojë hegjemoninë e Uashingtonit në Hemisferën Perëndimore, ishte pika kryesore e diskutimit në Kongresin Pan-Amerikan të Udhëheqësve të Majtë, i cili u mbajt në Montevideo.
Në samit morën pjesë disa nga udhëheqësit më të shquar të krahut të majtë të rajonit, siç janë ish-presidenti kilian Gabriel Boriç (Boric) dhe ish-Presidenti kolumbian Ernesto Samper, si dhe parlamentarë dhe kongresmenë nga i gjithë rajoni, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kongresistët ranë dakord që sfidat e kontinentit (nga shtrëngimi financiar dhe sanksionet si armë politike deri te përqendrimi i fuqisë teknologjike dhe varfërimi i sistemeve tradicionale të mirëqenies) kërkojnë përgjigje të koordinuara rajonale, jo zgjidhje të izoluara nga secili vend”.
Kështu u tha në një deklaratë zyrtare nga kongresi.
“Të gjitha diskutimet janë ndikuar nga situata aktuale, në të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndërhyjnë brutalisht në rajon, dhe nga nevoja, në këtë kontekst, që progresistët dhe të majtët të bashkohen dhe të ndajnë qëllime të përbashkëta”, - tha parlamentarja uruguaiane Ines Kortes (Inés Cortés) në një prononcim për entin mediatik “La Diaria”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





Comments