top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: NAFTA BRAZILIANE MUND TË FURNIZOJË BOTËN NËSE MBYLLET NGUSHTICA E HORMUZIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva tha se zbulimi i fundit i naftës në zonën Ekuatoriale Margin, në grykëderdhjen e lumit Amazon, mund të ndihmojë në furnizimin e tregut botëror nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur për shkak të konfliktit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.


Ai e tha këtë gjatë një vizite në një anije shtetërore Petrobras, e cila merrej me aktivitete eksplorimi në brigjet e shtetit Amapa.


Nëse presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) dëshiron të bëjë luftë me Iranin dhe të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, ne do ta hapim Kufirin Ekuatorial këtu për të gjithë botën”.


Kështu tha presidenti Lula.


Gjatë ceremonisë, presidenti Lula e përshkroi praninë e naftës në rajon si një element të sovranitetit kombëtar, duke theksuar vlerën strategjike të këtyre burimeve të reja.


Një vend me naftë të kësaj cilësie nuk do të lejojë askënd ta prekë atë”, - tha presidenti Lula.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page